Edhe në Pukë është hapur sezoni turistik veror

TIRANË, 10 Qershor / ATSH / – Eshte celur edhe në Pukë sezoni turistik veror në një ceremoni me përfaqësues nga pushteti vendor, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), te cilet sollën opsionet se si mund të zhvillohet turizmi edhe në këtë rreth të thelle malor.

turizmi-ne-shqiperi-destinacionet-per-turistat-3

Në këtë aktivitet AKT ishte pjesë mbështetëse me shpërndarjen e materialeve promocionale për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky event nisi me fjalën e kryetarit të bashkisë, Gjon Gjonaj dhe pas tij pershendeten edhe perfaqesues te  Agjencise Kombëtare te Turizmit.

Gjithashtu, pjesë e programit të këtij aktiviteti ishte vizita në panairin e produkteve ushqimore dhe artizanale të zonës, si dhe në ekspozitën etnografike, ku u diskutua mbi mbështetjen që bashkia e Pukës do te jape për çështjen e kulturës së Komanit si pjesë përbërëse etnike e rrethit te Kukësit.

Puka është një zonë me mjaft resurse turistike, që nga ato natyrore, kulturore, historike, mitike deri te kulinaria e veçantë e kësaj treve. Turistët e aventurës dhe të ngjitjeve sportive e preferojnë këtë zonë dhe bëhen protagonistë sidomos në stinën e verës. /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close