Kur poeti nuk vdes…!

Gjilan, 11 qershor


Thonë,  krijuesit e mëdhenj, nuk vdesin. Ata jetojnë. Mbeten përgjithmonë të “gjallë”. Pse jo? Vepra e tyre mbeten të pavdekshme. Pra, jetojnë dhe nuk “vdesin” asnjëherë. Andaj, A. Podrimja, poet gjakovar, tash i ndjerë, pati të drejtë kur shtoi: “Vdekja s’është fjalë e fundit”! Vërtet, nuk është fundi. Ajo (fjala- poeti) nuk është fundi, por jeton. Pse jo? Njeriu lind për t’mos vdekur. Vdekja vjen pa ftesë. Ajo të merr para kohe, të merr aty ku të gjen. Sa do që i ikësh kësaj ogurzeze, ajo është aty ku nuk e mendon se është. Dhe, jo vetëm kjo.

Krijuesit para varrit te Beqir Musliut, shkrimtar gjilanas
Sot, bilbilat e shqipes u gjenden para varrit të shkrimtarit gjilanas, Beqir Musliut. Aty u takuan si një. Ishin në pamje të parë të zymtë e jo aq të disponuar. Erdhi i pari gazetari ynë, Musa. Pas tij erdhi Dritoni, vëllau i poetit të ndjerë. Varri i poetit “shkëlqente” me ato barishta të kësaj pranvere me shi e me diell. Aty në guri të mermerit shkëlqente “nuri” i Beqës. Një foto e e një kohe, e cila na zgjon ndjenjën e përkujtimit të një kohe me te. Beqa vazhdimisht na “shikonte”. Edhe ne e shikonim ate. Ishim të gjithë sy e vesh kah figura e tij. Na “përshëndette” pa lëvizur. Ne e ndjenim vetën të vogël para tij. I tillë ishte dhe mbeti Beqa, poeti më i madh i një kohe.
Aty për afër varrit erdhën edhe shokë të tjerë, si: Demiri, Nexhati, Sabiti, Arsimi, Frroku, Bakiu, Alketa, Ramadani, Tefiku, Sinani e disa të tjerë. E madhëruan atë ambien kur dolën dhe e nderuan shkrimtarin apo mbretin e metaforave, Beqir Musliun. Disa prej tyre shtuan heshtur: “Beqa nuk ka vdekur, por vetëm ka ndërruat jetër “tjetër” të jetës!”
Sikur në atë moment u ndëgjua një zë jo aq “kumbues” e përshpëritës: “Ju falemnderit miq, shokë e dashamirë! Nuk po më harroni. Ju po e jetoni jetën edhe për një varg, shkrim, roman, biografi, por edhe “unë” këtu afër po ju “dëgjoj” se sot, para 71 vjetëve linda. Linda që ta shoh këtë vend që e dashtën dhe luftuan gjer në lirinë e tij, si: Mulla Idriz Gjilani, Idriz Seferi, Agim Ramadani, Adem Jashari e shumë të tjerë. Por, unë bëra “luftë” tjetër. U shkrova sa e sa libra. Aty e gjeni luftën time për këtë atdhe që ka zot e ka atdhetarë.
Para 20-vjetësh erdha në këtë vend. Ky është vendi i të gjithëve. Këtu e kam “strofullin” tim të jetës. Po i shfetoj veprat e juaja, të cilat po i gëzohen kësaj kohe. Po e uli zërin se një pjesë e ‘shokëve’ këtu afër do të hidhërohen nëse vazhdoj të bisedoj me ju. Ju vazhdoni! Ju sot më nderuat shumë… Ju këndoni jo vetëm për mua, por edhe për shokët tjerë. U “pafshim” në takimet tjera të ardhshme!” Kur zëri u ndalë, secili nga krijuesit e shikoi njëri-tjetrin se çka ngjau aty pranë varrit të madhit shkrimtar gjilanas, Beqir Musliut! Ulën kokat dhe vazhduan rrugëtimin gjer në Trekëndëshin poetik të paqës atje thellë në Dunav të Karadakut.
Si në fillim, kur nuk luante asgjë aty-pati, ashtu, pas një ore, ata që ershën për ta nderuar Beqën e “gjallë” u “zhdukën” për ta vazhduar karvanin poetik në thellësi të Karadakut jetik të Idriz Serferit. Ikën për t’mos e harruar asnjëherë mbretin e metaforave, Beqir Musliun, njeriun e shumë veprave letrare. Kështu nderohet poeti kur nuk vdes. Pra, vdekja s’është fjalë e fundit”, jo! Ajo jeton. Jeton dhe poetët nuk vdesin. Ata janë të “gjallë” në mesin tonë. Ata jetojnë dhe kurrë nuk vdesin sa të jetojë ky dhe e ky atdhe! Edhe atje, në Karadak, Beqa përkujtohet në vargje, në ese apo edhe në ndonjë fjalë rasti nga shokët e tij.
Sot, si para 20-vjetësh, Beqa ynë na jeton me veprën e tij madhore! Beqa i metaforave dhe i rimave të shqetësuara. Beqa, një korife i artit letrar, si: “Rimat e shqetësueme”, i “Lulëkuqet e gjakut” , i “Kurorë sonetesh”, i “ Bukurija e zezë”, i “Sezamet”, “Parabola”, “Darka e magjisë”, “Rropullari”, “Vegullia”, “Mbledhësit e purpurit”, “Unë Hahil Garria”, “Libri i anatemave”, “Faustiana”, “Murana”, “Krupa”, “Rrakullima”, “Shtrigan i gjel hanit”, “Kori i gjelave të vdekur” , “Orfeiana”, “Skenderbeu” , “Amullia”, “Krupa”, “Makthi”, “Ndeshtrasha” e sa e sa të tjera. Ky ishte Beqa, poeti (shkrimtari) ynë e i juaji që kurrë nuk do të vdes, por do të jetë i përjetshëm dhe i pavdekshëm.

 

Tefik Selimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close