“Katër stinët”,ekspozitë filigrani.Epara në Kosovë

 

filigranit-1-110616PRISHTINË, 11 Qershor/ATSH/.- Reth 30 bizhuteri të punuara në teknikën e filigranit nga dizajneria Arlinda Zylari u ekspozuan në Muzeun e Kosovës.

Pjesë e ekspozitës së titulluar “Katër Stinët” janë edhe skicat origjinale të punimeve të realizuara, por edhe të skicave, të cilat Zylari planifikon t’i punojë në të ardhmen.

“E zgjodha këtë titull për ekspozitën pasi në dizajnet e mia mund të hasni simbole të ndryshme, të cilat i përkasin stinëve të ndryshme, si p.sh kategorinë në koleksionin e stinës së pranverës ka varëse që kanë simbole si flutura apo lule në kombinim gjysmë të çmueshëm koral, uniks, zhade. Në kategorinë tjetër në stinën e verës, kam përdorur më shumë korale nga deti, ngjyrën e kaltër, të kuqen që shkojnë në stinën e verës. Në koleksionin e stinës së vjeshtës, bëjnë pjesë punime, të cilat kanë simbole të stinës së bukur të vjeshtës, si gjethe në kombinim me gurë gjysmë të çmueshëm si zhade, korale të kuqe që asociojnë në ngjyrën e gjetheve. Në kategorinë e dimrit, përmban punime me argjend në kombinim me perla të bardha spanjolle, uniks të zi apo detaje që të asociojnë në stinën e dimrit”, shprehet Zylari.

Dizajneria bën të ditur se këtë muaj do të realizojë edhe një ekspozitë në Shkup për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare.1iligranit-110616

“Kjo është hera e parë që prezantova punën time, por më pas do të promovoj artin, kulturën tonë shqiptare edhe në rajon, e më gjerë. Në qershor do te çel një ekspozitë në Shkup. Këto punime janë vetëm për ekspozitë, po mund të bëj edhe me porosi. Edicioni do të jetë i limituar, vetëm nga tre porosi do të ketë, nuk dua që të jetë seri, dua të jenë unike dhe të tre punimet faktikisht do të dallojnë nga pak nga njëra tjetra”, thekson Zylari.

Ideja, vijon ajo, është e tillë që unë nuk i shoh vetëm këto si aksesor, si stoli por si punim i vërtet artistik. “Punimet dëshiroj të jenë të sofistikuara, shik, klasik, të kenë detaje nga e kaluara, sepse filigrani e dimë që është artizanat shumë i vjetër, mirëpo jam munduar që të jaëp një koncept ndryshe, më bashkëkohor, më modern dhe më trendi dhe besoj që ia kam arritur qëllimit”, tha ajo.

Zylari me prejardhje nga Tetova ka përfunduar kursin për punime me Filigran në vitin 2005-2006 në Shkup. Ajo mes tjerash ka treguar se gjatë kësaj periudhe kishte krijuar punime artistike vetëm për të afërmit e saj./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close