I madh je Valon Behrami – Solidar me ty!

Halil Matoshi


Racistë të ligj.
Disa shqyptarë t’ rjepun ta falin edhe gjakun e babes por kurrqysh suksesin.
Valon Behrami asht profesionist i zoti dhe per cdo lakmi!

13450985_1562576334047307_4708688565904308362_n
E cili na qenka suksesi atyne rjepcanave qe gervallen ne stadion kundër tij?
Hajdutnia e krimi?
Kori qe therriste me sa gurmaz qe ksihin “Valon Magjupi”, spari e perbuznin ni shqyptar/kosovar te suksesshem, i cili i jep hjeshi imazhit te Kosoves ne bote – e sdyti – me racizmin e tyne e denogronin edhe atdheun, sepse pjestaret e komunitetit rom jane shtetas te barabarte dhe i jane besnik Republikes se Kosoves!
Qesi tipash qe e shajnë Behramin janë në Kosovë ne pushtet!
(Behramin e pati sha edhe ni ish qeveritar i korruptuem i Kosoves, jo vetm turmat mendjeufull!?)
Qesi tipash t’ligsht e shpellarë qe e shajnë Valonin shkojnë e i bashkohen ISIS-it dhe bajnë terror ne Siri e Irak, tuj ngrit dorë kunder aletaeve te Kosoves.
Ndaj atyne qe na e dhuruen lirinë kombëtare!
Qesi tipash uzurpojnë pronat publike dhe zhvatin popullin.
Qesi racista të mjerë s’kan bukë me hanger boll ne vendin e vet dhe e fyejnë ni kosovar te suksesshem.
Sepse thjesht janë injorantë.
E injoranca asht fuqi nder shqyptaret, sepse asht shumice!
Sepse thjesht e kane shkollen – kazerme, qe nuk prodhon dije por etno-nacionalizem e racizem.
E kanë ekonominë dhe mendjen: Shkret!!!

P.S.

Rueje qetësinë si Maje Olimpi, Valon!
Kori i sharsve tu asht vetem ni krrokamë sorrash!
Te kërkoj falje publike në emën te të gjithë kosovarëve normal!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close