Cilët ishin Breukët ?

Fahri Xharra,12.06.16
Gjakovë


Të gjitha dokumentet antike flasin që Breukët ishin të Panonisë (Pannonia Inferior), për rreth rrjedhës së poshtme të lumit Sava. Sipas burimeve kroate : Straboni në Gjeografinë e tij shkruan: “ Popujt e Panonisë ( jo fiset, si jemi mësuar të themi ) ishin Breukët , Andezatet , Dicionet, Pirustet , Mezejt dhe Desideatet, udhëheqës ( mbret ) i të cilëve ishte Batoni …. “
breuketPra Breuket numërohen në popujve ilir të Panonisë , të mëdhenj dhe të njohur
Sigurisht iu është e njohur Kryengritja dalmatine -panonike të vitit 6-9 kundër Romës e udhëheqin nga Mbreti ilir Desideat – Batonit . Të shohim se këtu përmendet edhe popujt ilir , panonet dhe pirustet ( sidomos pirustet) që kanë banuar në territoret e Mbidrinës, Sanxhakut dhe pjesëve veriore të Malit të Zi dhe që së bashku me Desideatet ishin luftëtarët më të mëdhenj në vitet e përmendura kundër Romes.

Sipas burimeve kroate ; Plini Plaku na jep shënime edhe më të vlershme sa i përket lumenjve të Panonisë, ( dhe më këtë i njohim popujt tjerë ilir të harruar apo që përmenden shumë rrallë apo hiq), Lumi Drava kalon edhe nëpër tokat e Seretëve, Serapijve, Jasëve dhe Andizetëve, për deri sa Lumi Sava rrjedhë nëpër tokat e Kolapijanëve dhe Breukëve ((“…Draus per Serretes, Serapillos, Iasos, Andizetes, Saus per Colapianos Breucosque”, NH, III, 25,147)
Shikoni , gjatë shkrimit do i për mendim edhe popujt tjerë ilir për të cilë na njoftojnë burimet kroate. Plini Plaku e shkruan edhe këte në “(“Populorum haec capita”, NH, III, 25, 148) duke i për mendur përveq tyre edhe një mori popujsh tjerë ilir.

Ptolomeji në shënimet e më vonshme , duke e përshkuar Panoninë e Epërme thotë që fqinjët e Breukëve ishin: Kolapianet,Jaset, dhe Oseriatet. Kufiri i saktë mes tyre nuk dihet , por diku afër në Lindje të Breukëve ishin edhe Amantet .

Të dihet diçka më shumë për etnogjenezën e Brukëve paraqet një problem të zgjeruar ; arsyet janë të ndryshme thuhet në literaturën që e kam shënuar më poshtë .(( Por sipas meje ( pak me ironi ) pritet që shqiptarët të bënjë kuadro , por një herë për një herë nuk kemi kohë se ende jemi në tranzicion))

Lufta e Desideatëve e bitëve 6- 9 ishte një luftë shkatërrimtare për popullin Desideat . Batoni i Breukëve , nuk e kishte ende të qartë rrezikun e çfarosjes kombëtare nga Roma . Por lufta gjithashtu heroike e Breukëve (12- 11 pas Krishtit ) ishte po si ajo e Desideatëve : me pasoja shfarosëse nga ana e Romes.

wwwNjë dokument i gjetur në Slavonski Brod i dhënë nga Roma Likeut , birit të Birsit për merita në pranimin e Romes. (Rimska vojnička diploma iz Slavonskog Broda dodijeljena Likaju, sinu Birsovom, Breuku iz Marsunnie, centurionu mizenske flote; Muzej Brodskog posavlja,Slavonskibrod)

Referencat:
1.Ložnjak Dizdar 2005:D. Ložnjak Dizdar,Naseljenost Podravine u starijoj fazi culture polja sa žarama, Pr. Inst. Ar., 22/2005, 25-58.
2.Čović 1976: B. Čović, Od Butmira do Ilira. Sarajevo: Veselin Masleša, 1976.
3. Dorn 1984: A. Dorn, Rimska vojnička diploma iz Negoslavaca. Izdanja HAD-a, IX,1984,
4. FANOULA PAPAZOGLOU LES TRIBUS INDIGENES DE L’INTERIEUR BALKANIQUE A L’EPOQUE PREROMAINE, SARAJEVO ,19 6 9

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close