Lagjja ,,Lugina e diellit’’ dhe Krahina e Luginës së Preshevës

Refik HASANI, opionist  Shkruan: Refik HASANI


Paralajmërimi se do të ndërtohet një  lagje, që do të vendosen të kthyer e pakicës serbe në Mitrovicë dhe fillimi i punës ndërtimore në këtë lagje e që morrën pjesë liderët më të lartë të kishës Ortodokes Serbe të partive dhe bartës të lartë të Serbisë. Kjo flet që vërtet serbët dëshirojnë të investojnë në këtë lagje. Edhe emërtimin e ka të veçantë  lagjja ,,Lugina e diellit’’, pasi sigurisht nga qielli dhe nga dielli është investim për të kthyerit e që drejtohet nga qendra e Beogradit e qarqe të ndryshme.
Në kohën kur Republika e Serbisë, sipas regjistrimit të vitit 2011, zë vendin e pestë në Evropë për nga plakja e popullatës, në kohën kur Serbia ballafaqohet me borxhe publike ndaj kreditorëve të huaj me mbi njëzet miliardë euro e kështu me radhë, vërtet ky investim në këtë lagje është jetik, është nga dielli dhe nga qielli për ta mbajtur Mitrovicën ashtu si është. Analogjia, krahasimi dhe reciprociteti në këtë rast është se Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një krahinë shqiptare e që u njoh në njëfarë mënyre si emërtim Lugina e Preshevës në luftën e armatosur të UÇPMB-ës dhe gjatë pregaditjes dhe arritjesë së marrëveshjes së Konçulit. Por, Republika e Serbisë i diskriminion këto banorë në të gjitha kuptimet e jetës.
Derisa ndërton shtëpi, banesa lagje në venndbanimet pakicës Serbë në Kosovë, Beogradi në Luginë të Preshevës, vërtet ka mbetur nën hije, ka mbetur e shkelur, e nëpërkëmbur, e anatemuar, e harruar dhe e diskriminuar. Me dhjetra e qindra qytetarë të kësaj krahine i lëshojnë trojet  e të parëve si pasojë e mungesës së perspektivës, rregullisht ka ndjekje e gjyqe politike për ushtarët, nuk ka investime, me dhjetra e qindra qytetar hiqen, shlyhen, fshihen e eliminohen qytetar të tri komunave nga vendbanime dhe nga librat amzë.
Mbi të gjitha edhe shqiptarë ka që i takojn kategorisë së të dëbuarëve, zhvendosurëve dhe shpërngulurëve shqipatarë jashta komunave të tyre. A a thua, kur do të investon Republika e Serbisë në këtë kategori pasi ende nuk i pranon?
Vërtet Lagja ,,Lugina e diellit’’ dhe krahina Luginës së Preshevës kanë dallime të mdha e aspak ngjashmëri, pasi Beogradi zyrtar duhet të gjejë zgjidhje për të dyja. Nëse Beogradi ka të drejtë t’u ndihmojë pakicës serbe në Kosovë, a thua kur Prishtina dhe Tirana do të pregadsin ndonjë plan, platformë a program për investim të ndhmojnë shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë? Obligim ka Serbia që të respektojë pakicën shqiptare në Serbi, e jo t’i diskriminojë ata.

 Gjilan, 12 qershor 2016 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close