Mot me reshje,dhe temperatura pak më të ulëta

Mot me reshje shiu dhe temperatura pak më të ulëta do të mbizotërojë këtë fillim jave në Kosovë.

reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një njoftim për shtyp bën të ditur se të hënën dhe të martën i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të krijohen kushte për formimin e vranësirave të dendura dhe jo të qëndrueshme. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje intensive shiu”, thuhet në njoftim.

Nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat minimale në këto dy ditë do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celcius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celcius.

Nga dita e mërkurë e më tej pritet një stabilizim i motit. Shtypja atmosferike do të ngrihet mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celcius, kurse maksimalet e ditës pritet të shënojnë vlera mbi 30 gradë Celcius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close