Reshje intensive,dhe përmbytje në qytetin e Vlorës

Vlorë, 13 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.-Reshjet intensive të shiut që ranë në orët e para të mëngjesit të të hënës, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës.

permbytje-Vlore-2-117x200

Disa segmente rrugore në qytet, janë bërë pothuajse të pakalueshme për automjetet e vogla, ndërkohë që në disa të tjera, qarkullimi është vështirësuar shumë. Po ashtu, ujërat kanë përmbytur biznese e banesa përdhese, ose katet e para të pallateve në disa zona.

Reshjet e shiut, që u shfaqën me një intensitet tepër të lartë, veçanërisht në orën 06.15 deri në orën 07.00, kanë krijuar një situatë të vështirë në disa zona periferike, ku niveli i ujërave arriti në një lartësi të konsiderueshme.

Disa segmente të bulevardit Vlorë-Skelë, zona e Skelës, ajo përreth Universitetit “Ismail Qemali”, rruga që bashkon vendin e emërtuar “Kali i Trojës” me “Transballkaniken”, një segment tek Xhamia në qendër të qytetit, etj, u përmbytën nga ujrat, që vazhdojnë të jenë prezente edhe në këtë orë.

Nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e hidrovorëve, por burime të Bashkisë bënë të ditur për ATSH-në se, po bëhen të gjitha përpjekjet që situata të normalizohet. Në të gjitha pikat problematike kanë dalë punonjës të strukturave të shërbimit, ndërkohë që, kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, ka mbledhur shtabin e emergjencës në këtë institucion, ku po diskutohen masat në vazhdimësi.

Situata të tilla të ngjashme, në qytetin e Vlorës, janë regjistruar edhe në periudha të tjera. Më e rënda ishte ajo e 10 tetorit të vitit të kaluar, kur reshjet krijuan një situatë të rëndë në qytet. Gjatë kësaj kohe, Bashkia ka ndërhyrë duke pastruar sistemin e kanalizimeve duke përfshirë edhe kanalet e ujrave të larta, ku nuk ishte ndërhyrë prej 25 vitesh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close