Përmbytje edhe në Lezhë

TIRANË, 13 Qershor/ATSH/.- Vendi ynë është përfshirë nga reshjet intensive të shiut që kanë nisur që në orët e para të së hënës, duke sjellë probleme në disa rrethe të vendit.

Në Vlorë, disa segmente rrugore në qytet, janë bërë pothuajse të pakalueshme për automjetet e vogla, ndërkohë që në disa të tjera, qarkullimi është vështirësuar shumë.

tirane-permbytje-800x450

Po ashtu, ujërat kanë përmbytur biznese e banesa përdhese, ose katet e para të pallateve në disa zona.

Problematike paraqitet situata dhe në qytetin e Lezhës, ku janë përmbytur disa biznese dhe banesa në lagjen “Besëlidhja”.

Ndërkohë që OST bën të ditur se është dëmtuar linja 110 kv Plasmas-Kavajë, ku për pasojë Kavaja, Golemi, Seferaj dhe Qerreti janë pa energji elektrike.

Mësohet se probleme si pasojë e reshjeve të shiut ka edhe në Durrës, si dhe në Fier ku ka përmbytje në Mbrostar e Libofshë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close