Interes i lartë për Panairin e librit 2016 në Prishtinë

panairi-librit-070615PRISHTINË, 13 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Rreth 40 mijë vizitorë, mes të cilëve edhe personalitete të shquara nga jeta letrare, akademike e politike, vizituan edicionin e 18-të të Panairit të Librit, i hapur gjatë javës së kaluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,  bën të ditur  Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare morën pjesë në panair me afër 1.500 tituj të rinj e rreth 4.500 të tjerë, të viteve të fundit.

Panairi që e bëri Prishtinën edhe kryeqytet libri është hapur në 7 qershor me një ceremoni solemne, ku morën pjesë dhe përshëndetën edhe kryeministri i Kosovs, Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Kulturës i Shqipërisë, Zef Çuni.

“Panairi tashmë tradicional i Prishtinës është shndërruar në ngjarje shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për kulturën shqiptare”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se, libri është udhërrëfyes i së ardhmes së Kosovës.13panair

Në Panair, të vlerësuar edhe festë e librit dhe shenjë e identitetit, është tradicionale edhe shënimi i përvjetorëve të personaliteteve të mëdha letrare shqiptare e botërore.

Tradita, këtë vit, vazhdoi me 450 vjetorin e lindjes së Pjetër Budit, 400 vjetorin e vdekjes së William Shakespeare, 400 vjetorin e vdekjes së Miguel Cervantesit, 150 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, 150 vjetorin e lindjes së Andon Zako Çajupit, 100 vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, 100 vjetorin e lindjes së Jusuf Vrionit, 100 vjetorin e lindjes së Esad Mekulit. Aktivitete i dedikohen edhe 90 vjetorit të lindjes së Kasëm Trebeshinës, 80 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, 80 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes dhe 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit.

Para 17 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close