Deschamps: Shqipëria është një kundërshtar i vështirë

didier-deschampsTIRANË, 13 Qershor /ATSH/ -Trajneri i Francës Didier Deschamps, ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren shqiptare. Dy kombëtaret, Franca dhe Shqipëria do të përballen të mërkurën, nga ora 21:00 në Marseille, në kuadër të Grupit A të Euro 2016.

Para këtij takimi, trajneri i Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar Kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 lojtarë ndaj Zvicrës.

Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar shumë mirë nga një trajner italian. Ndeshja e së Mërkurës në Marseille do të jetë shumë e ndërlikuar”, ka thënë Deschamps ai për “Telefoot”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close