Gjyqtari i sfidës Shqipëri-Zvicër më i dobëti i ndeshjeve të para në EURO

TIRANË, 15 Qershor/ATSH/-. Carlos Velasco Carballo, i cili ndau drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, ishte më i dobëti i ndeshjeve të para të Euro 2016. Gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Zvicër, spanjolli Carlos Velasco Carballo, ka marrë notën më të ulët nga të gjithë kryesorët në ndeshjet e para të këtij Evropiani. Top Channel për herë të parë ka siguruar raportin zyrtar të ndeshjes dhe notën e gjyqtarit Carballo e cila është 7.83. Kryesori është ai që ka marrë notën më të ulët në krahasim me asistentët e tij të cilët kanë marrë notë pozitive mbi 8. Por, cilët kanë qenë momentet kyçe të ndeshjes?

eda2de59cf0ebe4086784fc3ddc964e4_XL-316x200

Rasti i kartonit të kuq të kapitenit Lorik Cana është vlerësuar si gabim i gjyqtarit. Carballo i nxori Canës kartonin e dytë të verdhë, por sipas raportit të vëzhguesit, Cana në atë moment duhej të merrte kartonin e kuq direkt pasi sulmuesi Seferovic dilte i vetëm përballë portierit dhe kishte shumë mundësi shënimi. Vëzhguesi përpiqet ta justifikojë veprimin e arbitrit me faktin se Cana gjithsesi doli jashtë pas 2 të verdhave. Rasti i dytë është ai i kontaktit Lenjani-Lishtajner i cili në raportin e vëzhguesit është një rast 50 me 50.

“Ka dy kontakte në momentin e afrimit të lojtarëve, njëri lartë, tjetri poshtë. Lenjani duket se rrëzohet për arsye të kontaktit poshtë për të cilin Lishtajner nuk është fajtor dhe kjo e çoi gjyqtarin për të marrë vendimin e vazhdimit të lojës”, thuhet në raport. Është një vendim i drejtë në mendimin e vëzhguesit. Pikët pozitive janë se Carballo mbajti ndeshjen nën kontroll, por në disa momente gaboi me kartonët. Në minutën e 13 nxori një karton shumë shpejtë, ndërkohë që në minutën e 32 nuk ndëshkoi dhe as nuk sqaroi një moment faulli ndaj Elseid Hysajt.

Ne minutën e 65, Shqipëria pësoi një faull në krahun e majtë me Lenjanin, por gjyqtari vazhdoi lojën duke vepruar gabim. “Ai la lojën në vazhdim por pa sens sepse ishin dy sulmues me 6 mbrojtës. Shqipëria e humbi avantazhin më pas dhe për pak sa nuk pësoi golin e dytë. Velasco në këtë rast pati shumë fat që zviceranët nuk shënuan”, thuhet në raport. Edhe komunikimi i tij me lojtarët ka lënë për të dëshiruar gjatë ndeshjes, Ajo që shpëtoi gjyqtarin në këtë takim është nota e mirë e asistentëve dhe fakti që nuk bëri gabime që mund të ndikonin në rezultat, për të tjerat nuk ishte as në nivelin mesatar.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close