Gjilani i mjerë,zonë gri dhe pa perspektivë në ditën e çlirimit!!

Nga: Xhelil Arifi


Gjilani në ditën e çlirimit,është qytet gri.Nuk është bukur ,i shëmtuar me njerëz të dëshpëruar,të pa perspektivë të pa punë,me të tillë që presin një mundësi dhe të ia shkepin kah sytë këmbët.
Gjilani në ditën e çlirimit është i pa rregulluar,me probleme infrastrukturore edhe përkundër zotimeve të kryetarit të saj Hazirit se po bëhen punë të mëdha.
Gjilanin kjo ditë e pret me rrugë e rrugica të sakatosura,që duken për mjerim,me arrnime aty këtu sa për sy e faqe,me prerje e ç’prerje kujt ti teket,e askush pastaj nuk qanë kaptinën ti rregulloj,me prishje që nuk i mirëmbanë askush,me grumbuj mbeturinash të punëve rrugore të cilat kanë ngelur të pa kryera,por me mbeturina të ngelura edhe nga punë të kryera e për të cilat nuk kujdeset askush që ti largoj nga aty as punëkryesi e as komuna.

Gjilan22
Dhe këto rrugë e rrugica nuk janë kushedi diku në periferi por janë pak metra shumë pak nga zyra e kryetarit të komunës Lutfi Haziri dhe janë bërë edhe “parajsë” qenësh të rrugëve!

13418684_1773369822900576_6307462112487871409_n

Me lumin,që nuk është lum por qelbësirë e shkret e që nuk e rregulloi as ai që ishte në krye të Gjilanit Qemal Mustafa e as ai që erdhi Lutfi Haziri!

Gjilan33
…E me lypsa e lypsa gjith andej edhe asish klasik edhe modern të cilët kanë çpikur një mënyrë moderne për të lypur “Lëmoshë”.Tani ata na dalin me “izë” të pushtetit.Na i zënë udhën dhe na thonë se po mbledhin para për hirë tëtë varfërve,me ditë të tëra me paragon në dorë plaqkisin njerëzit të cilët mendojnë se me të vërtetë ato para do shkojnë n shërbim humanitar,e ca edhe të yshtur nga ato femra në gjinsa të cilave nuk u bëjnë dot ballë dhe nuk u shmangen dot..E kur e mendon se ato femëra marrin rrogë nga dikush për të lypur lëmoshë,se ato e konfirmojnë këtë edhe vet ti mund të pyesësh:Po çfarë qëllimi humanitar kanë njerëzit që paguhen për të lypur në emër të humanitetit?!!Ata e bëjnë këtë para syve të pushtetit dhe askujt asgjë.

44
Gjilani ka bërë një shfaqje fëmijësh në qender sa për sy e faqe për këtë ditë,por jo se e marrin vetë qytetarët shumë seriozisht këtë ditë,për shkak se mjerimi ua ndrydhë dëshirën për tu kënaqur.
Ejani e vizitone Gjilanin dhe do të bindeni dhe do të kënaqeni me të gjitha këto “bukuri”.
Për më shumë shikoni fotot.Ato tregojnë më shumë se mijëra fjalë.Më poshtë:

 

This slideshow requires JavaScript.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close