Një roman që ka elemente dokumentare me “dizajn” artistik…

Gjilan, 25 tetor    /Tefik Selimi


Dje, salla e KK të Gjilanit, ishte një “Kuvend Letrar”, i cili e hijeshtoi jo vetëm veprën e autores, Albina Idrizi,

12182089_733509040088740_1999938084_n

por ai vend e hijeshoi edhe pjesëmarrja e shumë krijuesve, kolegëve, qytetarëve e familjarëve, të cilët, si një, e përcollën me interesim përurimn e romanit “Për një mëngjes ndryshe” të autores gjilanase në fjalë. Sabit Rrustemi, udhëheqës të Manifestimit Kulturor “Vjeshta letrare”, tha se, ky vend, ku po e mbajmë këtë orë përuruese, është vend që po i tubon krijuesit nga shumë mese, si nga Dardana, Prishtina, Vitia, Ferizaji e mese te tjera shqiptare. Kësaj herë, në këtë evenimet kulturor prezantohet romani “Për një mëngjes ndryshe” i Albina Idrizit, i cili roman që protagonist i veprës është vetë gruaja. Ibrahim Kadriu, shkrimtar i njohur i kësaj ane, njëherit referues, tha se, pa ju krijues e miq, nuk do të ishte ky manifestim, cili, për mua, ndoshta edhe për shumë të tjerë, është i jashtëzakonshëm.

“Albina Idrizi na vjen kësaj here me veprën e saj në prozë “Për një mëngjes ndryshe” (2015). Albina po i kalon 20 vjet krijimtari artistike. Me rëndësi është se, ajo si krijuese i ka hyrë me guxim prozës, e cila është gjinia e vështirë e të shkruarit. Sidoqoftë, atë bindje që kisha në një kohë të shkuar për Albina Idrizin, se po krijon vepra të “forta” dhe me mesazhe të pjekura, atë bindje plotësisht e kam edhe tash se, kjo femër gjilanase po hapëron guximshëm në hartimn e romanit që ka elemente dokumentare me “dizajn” artistik. Andaj, si shtoi I. Kadriu,

12188662_733509043422073_335970147_n

“vepra më e re e Albina Idrizit është ndërtuar mjeshtërisht mbi një realitet, nëpër të cilin kaluam dekada që i lamë pas, nëpër ato dekada të mbushur me duhmë sllave dhe katrahura politike, të prirë nga sistemet, të cilave ne, si shqiptarë, pra, nuk ua pamë hairin njësoj siç ua shihinin popujt tjerë me të cilët bënin jetën në të njëjtin shtet”. Ai shtoi edhe këtë se, “është kjo një periudhë shumë e gjatë, por në roman kapërcejnë në mënyrë fluide. Kjo bën të kuptojmë se autorja, gjatë përpunimit letrar të kësaj lënde aq të gjerë, e ka pasur për qëllim të vë në spikamë peshën e tragjedisë, prandaj, sikur ka kërkuar ndihmën nga faktografia historike. Të dhënat që i huazon, nga realiteti kohor, siç janë shpënguljet e mëdha të viteve të tetëdhjeta të shkekullit të XIX, vrasja e ushtarëve shqiptarë, revolta e minatorëve në zgafellë, demonstratat e studentëve, falja e gjaqeve, egërsi e Millosheviqit, etj., janë ilustrime të së keqes në roman, të cilat, mendoj, në një masë edhe e kanë ngarkuar në dëm të dramës individuale dhe familjare të personazheve që e mbajnë dinamikën e ngjarjeve. Të shtoj edhe këtë se, për t’i dhënë krah tërësisë së romanit, i cili, në të vërtetë, relacionin e tre personazhe kryesor: Ema- Guri-Elira, e zbërthen në mënyrë më të përshtatshme romanore, duke i nxjerrë në pah ndjesitë e brendshme të personazheve. Kështu, në këtë roman, sa më shumë i kapërcen faqet, aq më tepër merr peshë efekti i dramës së vërtetë, i formësuar në saje të mjeshtërisë së rrëfimit. Mund të thuhet se gjuha e përdorur, dialogu i matur dhe i shkurtër, si dhe stili i rrëfimit këtë vepër e bëjnë të lexueshme”. Ndërsa, recensionin e Ramadan Musliu, kritik letrare, e lexoi Nexhat Rexhai, i cili tha se: “Romani i saj më i ri, që sot po përurohet “Për një mëngjes ndryshe”, edhe pse, pothuaj si të gjitha veprat që kanë identitetin artistik, po e bën “jetën” në qetësi për elementet që sjell, tematikën në veçanti, por edhe për trajtat e narracionit, por edhe për vetë mënyrën e përceptimit të jetës, inkuadrohet në trendin e ri të të ashtuquajturës prozë të dokumentarit artistik të realitetit”. Ai ka shtuar edhe këtë se, “Romani përbëhet nga dy pjesë, pothuajse heterogjene edhe si problematikë, por edhe si frymë, domethënë si shtimung emocional, si atmosferë në përgjithësi.

Kufiri ndarës mes pjesës së parë dhe të dytë është ai kohor, është sinori kronologjik që ndanë dy periudha të jetës së shqiptarit, lufta e fundit. Pjesa e parë kronologjikisht vendoset në të ndodhurat gjatë periudhës së paraluftës, në prak të luftës dhe fillimit të saj, kurse pjesa e dytë e romanit merret me realitetin e ri, jetën e pasluftës, me periudhën që për të cilin kemi ndërtuar stereotipin vullgar si periudhës të lirisë. Romani “Për një mëngjes ndryshe” i A. Idrizit, është një rrëfim –medalon, që ka dy pamje, dy anë, atë të periudhës së idealizmës shqiptare, ku kolektiviteti është ai që drejton proceset dhe është bartës i sakrifices, dhe ana tjetër e medjaljes, që është pjesa e dytë e romanit, pamja e një realiteti që është si një kontrapunkt me pamjen e parë, periudhë e humbjes së idealeve, e ballafaqimit me vetëvetën”. Në fund, autorja, Albina Idrizi, tha se e kam pak si vështirë të flas për veprën time. Por, ja krijuesi, në këto momente solemne, duhet t’i thotë dy a tri fjalë. “Unë jam shumë e nderuar jo vetëm nga parafolësit e mi, por edhe nga pjesëmarrja e adhuruesve të librit. Për mua kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme e këtij manifestimi kulturor. Ja kësaj here unë u solla këtë vepër, dhe u dëshiroj lexim të këndshëm!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close