Kuvendi do të provoj sot ti shqyrtojë dy projektligje për EULEX, sepse dje nuk kishte kuorum

PRISHTINË, 17 Qershor /ATS- Kuvendi i Kosovës vazhdon sot paradite seancën plenare me axhendë shqyrtimin e dy projektligjeve për vazhdimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

kuvendi

Pas miratimit në mbledhjen e qeverisë të një ditë më parë dhe procedimit të menjëhershëm në Kuvend, grupi parlamentar i LDK propozoi që në rend dite të seancës me 17 pika në axhendë të hyjnë edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës si pika 18 e 19.

Propozimi i mbështetur edhe nga grupi parlamentar i PDK u miratua me 70 vota pro, 12 kundër e 1 abstenim. Votim kundër këtij propozimi paralajmëroi grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke kërkuar kohë për shqyrtim dhe procedura për këto projektligje.

Mandati i misionit të EULEX-it në Kosovë ka përfunduar në 15 qershor, sikurse që është paraparë në letrat e shkëmbimit të Presidentes kosovare dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian në vitin 2014.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close