Turistë çekë të aventurës, të dashuruar me natyrën shqiptare

ceket1TIRANË, 17 Qershor / ATSH-N.Lena/ – Turistët çekë, janë kthyer në vizitore besnike të Shqipërisë dhe vendeve të saja ekstreme, sic janë zonat veriore dhe malore të vendit.

Së fundmi ata po vizitojnë dhe eksplorojnë me mjete motorrike (motorra ekstrem), bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.

Prej ditësh zhurma e motorrave të fuqishëm që ata përdorin, ka tërhequr vëmëndjen e kalimtarëve dhe të banorëve të zonave ku shkelin.

Terreni malor i kësaj zone u jep mundesinë të zhvillojnë sporte ekstreme në natyrën e egër të zonës dhe të kërkojnë adrenalinën e nevojshme.ceket

Kjo zonë tashmë është kthyer në një tërheqje të vërtetë për vizitorët dhe turistët e huaj. Kjo edhe për punën e lavdërueshme që bëhet për menaxhimin e këtij parku, për ta kthyer në destinacion turistik të përhershëm.

Vet zona të jep mundësinë për një turizëm gjithevjetor. Dimri shfrytëzohet për sportet e deborës, ndërsa vera për aventurierët e natyrës dhe të sporteve ekstreme. /a.ke/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close