Pse Naim Tërnava nuk i kërkon rrënjet shqiptare ?

Fahri Xharra 17.06.16 Gjakovë


Allahu kur e qiti në dynja Muhamedin i tha : “Së pari je arab e pastaj musliman “ . Se sa është e vërtetë kjo ,shihet në atë që Kur`ani nuk u përkthye në asnjë gjuhë tjetër të botës për 12 shekuj . Apo jo , z.Naim Tërnava ? Edhe nëse më kundërshton në këtë , nuk brengosem se e di se është ashtu . Por ti or burrë i Drenicës po harron që së pari je shqiptar e pastaj musliman ?
Nejse , me vjet të tëra (që nga pas lufta ) kur vjen Qershori , ta na e “ mbushë mendjen”
( jo neve, por e rëndësishme për ty është që të shkruhet nga serbet e nga Europa ajo që thua ti ) se : “ Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.” dhe pastaj e shtove edhe këtë:” “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”,
Cili zot , or myfti e “ ndritë në ahiret” pushtuesin ? Ishte “rruga e Zotit” ajo e një pushtimi 500 vjeçar ? Mos , he “ lavdia” e Drenicës , se je shumë larg nga ajo gjuhë që e flet, gjuha shqipe ! Ta dish një gjë ,se sikur mos të flitje shqip , kurrë nuk të kishte ardhur rradha e myftiut të Kosovës !

E the edhe këtë : “është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”. Pse ore e hajvanisë veten? po ku ka bazë historike për këto që thua.
Po ku kishte serb , atëherë ? Zakonisht njerëzit e “zotit “ lexojnë shumë, po ti nuk e shfleton asnjë herë të shkruarat e Ali Hadrit , Mark Krasniqit , Jusuf Buxhovit ?

Alehandro Jodorovski ka thënë se zogjët që lindin në kafaz e kanë frikë fluturimin .Por ti or i uruar ke lindur vetëm 5 vjet para rënës së Rankoviqit dhe vetëm 7 vjet para ngritjes zyrtare të flamurit kombëtar shqiptar në Kosovë, si nuk të mësoi babai që atdheu është mbi të gjitha ? Po shkolla ne fshatin e lindjes apo në Fushë Kosovë , asgjë për kombin nuk flitej aso kohe në anët e juaja ? Nuk e besoj .!
Fluturo si shqiptar or i dërmuar , mos ki frikë nga fluturimi !

Njerëzit e fesë , shqiptarët , e donin edhe zotin e edhe kombin . Pjetër Budin e kemi mësuar të gjithë aso kohe ;
“ Kur Emzot Pjetër Budi kujtonte mesjetën shqiptare 400 vjet më parë…

„Ku janë ata letërorë T’urtë e dies të ndëgjuom, Të bardhatë posi vdorë Letëra tue kënduom? Ku janë ato grà e vasha Ndë sqimë e ndë madhështì Me petëka të mëndafshta Nalcuom mbë zotënì?“ të shkon mendja t1i drejtohesh edhe ti kombit me ato fjalë?

1 alb
Ose Gjon Buzuku thoshte : “U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumӫ herӫ se gluha jonӫ nukӫ kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ sӫ Shkruomit shenjtӫ, ṇ sӫ dashunit sӫ botӫsӫ sanӫ desha me ụ fӫdigunӫ, pӫr sā mujta me ditunӫ, me zdritunӫ pak mendetӫ e atyne qi tӫ ṇdiglonjinӫ…E u mā duo tӫ mbaronj vepӫrӫnӫ teme, Tinӫzot tue pӫlqyem, Ņdӫ vjetӫt M. D. L. IV. njӫzet dit ṇdӫ mars zuna ṇfill, e mbarova ṇdӫ vjetӫt ṇjӫ M. D. L. V. ṇdӫ kallӫnduor V dit…E tash u jam nfalë gjithëve, e lutëni Tenë zonë ende për muo”.
-po ti z. Tërnava ?

Ose : “ Shqipëruesit të “Iliadës” së Homerit, helenistit të mirënjohur Gjon Shllaku, iu ngarkua në vitin 1979 nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” me e kthye/ripërkthye këtë kryevepër nga gegërishtja që ishte botuar së pari në vitin 1965, në “kushte te reja gjuhësore”, në shqipen standarde. “Më kushtoi nëntë vite të tjera punë. Më habiti shumë kur dolën dhe 327 vargje më tepër”, – do të shprehej mjeshtri në një intervistë. Për ta realizuar këtë, atij iu desh të karmonte fjalë e shprehje frazeologjike gegërisht, duke i zëvendësuar ato me parafrazime. Namët e famshme të antikitetit grek mes perëndive pagane, nuk mund të barazvlerësoheshin veçse me namët e gjuhës së kreshnikëve të Jutbinës.”
-po ti , zoti Tërnava ?

Ose :” Kur nisi lufta ndaj fesë, Atë Donati ishte ndër të parët që u arrestua më 1946. Burgosja e tij me urdhërin serb ishte , sepse ai thoshte :“Arma ime asht penda me të cilën kam mbledhë e botue kangët ma të bukura të trimnisë së popullit: Visaret e Kombit. Kam mbledhë e botue dy vllime me Prralla Kombëtare. Ato nuk janë thjeshtë prralla, por aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetsia e popullit tonë që t’u mësojë fëmijëve ma lehtë ushtrimin e virtyteve dhe luftimin e veseve. “
-Jeni kund zoti Tërnava me folklorin e begatë e Drenicës ?

Ose , bota shkruan : “Shqiptarë, ejani sa herë që të doni . ) “ Sepse bota na do të tillë.

2 alb

Ju me shefqetat aq shume na e keni humbur autoritetin dhe krenarine në Europë , sa qe ata kanë pritur që ne do ti mbushim stadionet e Frances me mjekrra dhe ferexhe.Por , jo ! Ja qe arsyeja dhe ndergjegja shqiptare i tregoi Europës që ne jemi më shumë se Europa dhe jo ashtu si e thoni me porosi të dirigjuar nga qoftlargu /
I deleguari i juaj paska thënë : “Të dashun vllëzër dhe motra: Pas humbjve të njëpas-njëshme të kombëtarve tona, Shqipëris dhe Turqisë unë kam gjetur shkaktarët pse ndodhi kjo! Zotit ati i qofshim falë, bëri hesapet (llogarit) e veta duke marrë vendim që kombëtaret tona të humbin. Ju mund të pyetni pse? Ju them unë: I vetmi himn që kupton Zoti është la ila ila llah. … kurse lojtarët këndojnë “rrethë flamutit me një qëllim me një dëshirë” duke mos kuptuar që flamuri nuk sjell fitore, por fitoren e sjell allahu aza egjel!

Largohuni ,nga trevat tona !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close