Serbia po e realizon planin e saj

Fahri Xharra 18.06.16 Gjakovë


Planet serbe ndaj shqiptarëve po kryhen me sukses në mënyrën më të lehtë të mundshme me ndihmën e vet shqiptarëve . Serbia ka strategji shtetërore , akademike dhe kishtare pravosllave .E ne ?

Agjentura serbe ia arriti qëllimit qe me miqtë e saj turq e arabe te ndërtojë qindra xhami dhe medrese ne territore ku jetojnë shqiptaret. Ia arriti qëllimit qe nëpërmjet miqve te saj ti fanatizojë shqiptaret e ti prezantoje ne sytë e evropianeve si islamike radikalë dhe xhihadistë . Kështu Serbia justifikon luftën kundër Kosovës jo si një spastrim etnik, por si një lufte kundër terroristeve islamik.

“”Shtimi i predikimeve, i rrjeteve sociale dhe i xhamive në Kosovë u jep kënaqësi Serbëve sepse po u del një profeci e tyre! Ai pra i krijimit të një shteti islamik në Kosovë. Shqiptaret në Kosovë nuk vuanin nga mungesa e xhamive por kishin mungesë të tmerrshme të lirisë, është shumë e çuditshme se si këta njerëz po zëvendësojnë konceptin sublim të lirisë me një koncept fetarë”” ( nga Ismail Kadare )
Ku jemi ? Si e mendojmë të ardhmen tonë si komb?

Mbi 50 % të katolikëve janë shpërngulur nga Kosova -Ky është qëllimi i serbëve i cili po realizohet me ndihmën tonë . “Nëse ndokush mendon se unë e kam motiv fanatizmin, gabohet shumë. Unë nuk jam fanatik, nuk jam fetar dhe besoni që feja nuk është shkak për të dalë sot këtu, nuk më është dukur lehtë të flas para jush për këtë teme, njerëz te vendit, që e kam pasur mall gjithë jetën dhe që kam bërë përpjekje për ta ndihmuar gjithë jetën nga atje ku kam jetuar, pa kurrfarë interesi në personal.( nga Pjetër Coli )”
Largimi i shqiptarëve katolik nga tokat shqiptare është një ëndërr e vjetër e Kishës Ordodokse të Stambollit e cila me ndihmën po ashtu të Kishës greke dhe asaj pravosllave serbe dhe me ndihmën e turqve e kryen një zbrazje përfundimtare të shqiptarëve nga tokat e tyre.

I mendoni tokat shqiptare pa shqiptarë katolik ? Kjo pastaj do t`ishte një kafshatë e lehtë e zhdukjes së një kombi . Nuk e flas nga fanatizmi , por nga ajo çka më ka mësuar historia : ky do ishte realizimi i kamotshëm i planeve serbe,
Vetëm ta mendoni : kërkesa për ndërrimin e historisë , sharja dhe heqja me urrejtje e figurave të larta historike shqiptare , kërkimi i zanafillës sonë pas ardhjes së turkut ( fillimi i shekullit XIV-të ) ndërtimi i pa kontrolluar i xhamive , “helmimi ‘ i shqiptarëve të diasporës me turkofili dhe arabofili . A nuk janë këto një përgatitje e vendit tonë për një zhbërje kombëtare? Vetëm ta kujtoni Çeçeninë !

“Armiku i betuar i Turqisë gjithmonë ka qene Kisha Katolike ndërsa Kisha Ortodokse ka qene aleati i saj me i madh. Këto dy institucione të krishtera kanë qenë gjithmonë kundër njera-tjetrës. Shqiptarët pjesa me e madhe e tyre ishin katolikë dhe ishin te vetëdijshëm për përplasjet e dy kishave asaj ortodokse me atë katolike. Turqia nga ana tjetër nuk donte që shqiptaret te mbeteshin katolikë pasi kështu do ta kishte më të vështirë për sundim dhe do te mbeteshin neën ndikimin e Vatikanit i cili siç thamë ishte armik i Perandorisë. Ndërkohë që shqiptaret ortodokse i la siç ishin pasi ata i kishte marrë përsipër aleati i saj Kisha Ortodokse , shqiptaret katolikë i detyroi me mënyra te ndryshme qe te ndërronin fenë. Katoliket nuk mund te bëheshin Ortodokse kështu që e vetmja zgjedhje qe u mbeti ishte myslimanizmi. ( nga Ilia Kola )”

Vetëm një shembull :”Predikimet e Kozma Etolianit i cili u lutet shqiptarëve qe te mos flasin me shqip në shtepite e tyre nuk ka te beje me antishqiptarizmin ashtu si thuhet. Kjo sepse ne kohen qe jetoi ai as Shqipëria e as Greqia nuk ekzistonin si kombe.
Kozma Etoliani duke helenizuar sa më shumë masa popullore kërkonte qe te rriste influencën e Kishës Ortodokse ne Shqipëri e si për rrjedhoje te stabilizonte me tepër sundimin osman.
Kozma Etoliani ne kapitullin e tij të tretë u thotë grekëve se Osmanet i solli vete zoti me qellim qe te mbrojnë Besimin Ortodoks dhe se duhet t`iu përulen atyre. Etolianit nuk i interesonte helenizmi si kulture por edhe Ortodoksia Ai donte te përdorte gjuhen greke si instrument për te larguar popujt nga influenca e Kishës katolike e me këtë edhe nga shqiptaria

Një pyetje : a kemi shtet laik ? Fakti që hoxhallarët ofendojnë figurat tona kombëtare do te thotë se shteti nuk funksionon dhe shërbimet operative nuk bëjnë punën qe u takon apo vetë janë në shërbim të Serbisë ?

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close