Selvete Abdullahu, poete e shpërblyer me mirënjohje…

Poetët janë çudi e botës. Ata edhe në kohë të vështira, kanë hartuar vargje. Vargjet e tilla janë më prekëse e më joshëse. Pra, i kanë “kënduar” jetës së tyre me dhembje e lotë zemre. Poeti nuk zgjedh vend, kohë e orë. Ai frymëzohet aty për aty nga jeta. Jeta është “burimi” i nxitjeve të tij poetike.

Në këtë rrugë krijuese, kaherë është nisur edhe Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Gjilanit. Ajo tash është nënë e disa fëmijëve. Por, edhe pas punëve të tjera, ajo poezinë e ka hobi jete. Krahash studimeve nga psikologjia, ajo gjen kohë e momente të shkruajë vargje. Vargjet e saj kanë “dozë” të reflektimit nga jeta e përditëshmërisë sonë. Vargu i saj poetik ka ofshamë, por ka edhe zë kryengritës për ditë më të mira jete. Poezia e saj është këngë shpirti, këngë zemre, e cila del e qiltërt dhe fort intime. Kjo është bukuria e artit të saj.
Selvete Abdullahu, poetej e shperblimeve...Selvete Abdullahu ka një botë interesante poetike. Bota e saj është e “krijuar” me një lloj sharmi poetik e artistik. Poezia e saj është një frymë e lehtë lirike, por fort joshëse e mbresëlënëse. Autorja këtyre vargjeve u këndon dhembjeve të njeriut, varfërisë, por këndon dhe shpalos qiltërt botën me kondtradikta të jetës. Pra, poezia e saj është plot kumbim, energji jete, e cila shkon kah bota universale e njeriut tonë.
Andaj, mu në ditën e çlirimit të qytetit, Gjilanit, ajo është shpërblyer nga kreu i Komuns z. L. Haziri me mirënjohje në fushën e letersisë! Ajo thotë se, kur më erdhi lajmi se është vlerësuar me mirënjohje, e ka ndjerë vetën shumë të privilegjuar. “U gëzova dhe kjo mirënjohje do të shërbej si motiv shtesë për të ecur përpara në karrieren time në fushën e letërsisë”, ka shtuar, znj. Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra.
Selvete Abdullahu, gjer më tani ka botuar dy vepra poetike, si: “Emërtimi i ditës së nesërme” (2012) dhe veprën e fundit me poezi “Baladë e humbur” (2015). Vepra e saj, si e para po ashtu edhe e dyta, janë pritur mjaft mirë nga kritika dhe publiku lexues. Andaj, për nder të ditës së çlirimit të Gjilanit, ajo është shpërblyer me mirënjohje në fushën e letërsisë, së cilës edhe ne i shtuam një fjalë: “Shumë suksese, poete Selvete!”.

 

Tefik Selimi Gjilan, 18 qershor

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close