U zbulua varri MINOAN 3500 vjeç i një luftëtari,tok me një thesar të tërë ari dhe stolish tjera


-Athinë (AFP) – Arkeologët amerikanë në Greqi kanë zbuluar skeletin e një luftëtari të lashtë që ka qëndruar shtrirë për më shumë se 3500 vjet së bashku me një grumbull të madh të thesari, njoftoi të hënën ministria greke e kulturës .
Ky thesar është “më rëndësishmi i zbuluar në 65 vjet” në Greqinë kontinentale, tha ministria.
Ky arkivol druri i ushtarit të panjohur – dukshëm i një personaliteti me rëndësi – u gjet në një lokalitet të epokës mikeeniane ,në Pallatin e Nestorit( Palace of Nestore ) në gadishullit e Peloponezit në Greqi.

Part-PAR-Par8313171-1-1-0

Ai ishte varrosur thesar të tërë të stolive nga ari i pastër, duke përfshirë edhe një varg margaritarësh zbukurimi, unaza, një shpatë bronzi me dorëz prej ari dhe fildishi , vazo argjendi dhe kreher të fildishtë.

Stolia është e dekoruar në stilin MINOAN, qytetërim që lulëzoi në ishullin e Kretës diku rreth 2000 pes, me figurat e hyjnive, kafshëve dhe në motive floreale.

Arkeologët, Jack L. Davis dhe Sharon R. Stocker nga Universiteti i Cincinnati, kanë identifikuar më shumë se 1.400 copë “cilësia e të cilëve dëshmon për ndikimin MINOAN” nga Mycena e mëvonshme.

Qytetërimi Mikenian ishte i përhapur nga Peloponezi nëpër gjithë Mesdheun lindor në shekullin e 2 para Krishtit.

Varri, i cili qëndron në 2.4 metra gjatësi dhe 1.5 metra gjerësi, u zbulua gjatë gërmimeve që kishin filluar në maj në afërsi të Pylos, në vendin e pallatit të Nestorit.

Ndërtuar në mes të viteve 1300 dhe 1200 para Krishtit, rrënojat e pallatit u zbuluan në vitin 1939.

proinformacion.com

CATEGORIES

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close