Anghel Iordănescu,traineri Rumun Thotë:”Ndeshja me Shqipërinë është jetsore për mua”

rumunTIRANE, 19 Qershor/ATSH/- Edhe trajneri rumun, Anghel Iordănescu, ia vë fajin mungesës së fatit për rezultatet e tij jo të mira në dy ndeshjet e para të Grupit A.

Përpara ndeshjes me Shqipërinë, trajneri rumun tha se skuadra e tij ka qenë në po të njëjtin nivel me 2 ekipet që kryesojnë në Grupin A, Francën dhe Zvicrën.

“Ne nuk kemi mundur të finalizojmë mundësitë e krijuara. Kemi qenë në po të njëjtin nivel me Francën dhe Zvicrën megjithatë nuk kemi atë sasi pikësh që kanë atë”.

Para se të fliste për sfidën e sotme, lordanescu lavdëroi ekipin shqiptar për dy ndeshjet e para që ka zhvilluar.

“Jam i sigurt se Shqipëria do japë maksimumin siç bëri në ndeshjet e para. Ata duan të fitojnë, por këtë duam dhe ne. Jemi në një moment kritik, pasi 3 lojtarë të rëndësishëm janë në dyshim për të luajtur. Shpresoj që skuadra ta kuptojë se duhet të japë gjithçka për t’u kualifikuar. Duhet të ushtrojmë sa më shumë presion, të jemi agresivë dhe të përqendruar për 90 minuta”.

Nga kjo ndeshje me Shqipërinë, varet shumë fati i trajnerit rumun, i cili nëse nuk del me sukses, do të hiqet nga posti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close