Mijëra tifoz ndezin kryeqytetin,pas fitores së kombëtares kunder Romanisë

TIRANE,20 Qershor/ATSH/- pas fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë, tifozë të shumtë kanë dalë të festojnë në rrugët e Tiranës.

13474082_881828545276900_1052063161_n-1-271x200Mes brohoritjeve, qytetarët po festojnë fitoren e parë të Shqipërisë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, siç është ai i Europianit.

Pas fërshëllimës së fundit nga arbitri, të gjithë tifozët ngritën në këmbë duke brohoritur dhe për të vazhduar me festën e nisur që në orët e pasdites.

Kjo ishte një përballje që bëri të ndihet krenar çdo shqiptar.

Emocionet e kësaj fitoreje janë të jashtëzakonshme dhe vështirë të përshkuhen. Fotoreporteri ynë Agim Dobi sjell momentet më të veçanta nga festimet e mijra qytetarëve në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Tifozët ishin grumbulluar që në orët e pasdites, pavarësisht se ndeshja fillonte në orën 21:00.13479494_881828238610264_1570606898_n-282x200

Interesimi i jashtëzakonshëm tregon për besimin dhe pritshmëritë e mëdha të tifozëve kuqezinj për një rezultat pozitiv, i cili u arrit me golin e Armando Sadikut në minutën e 44′ të pjesës së parë.

Rezultat i cili nuk ndryshoi deri në minutën e 90’+5 shtesë të takimit, duke i dhënë kuqezinjve një fitore historike në “Euro 2016”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close