Fusnota dhe Kosova si “person juridik”

Na ishte një herë një fusnotë e cila u shkri dhe u zhduk me borën e pranverës së vitit pasues,nga ai kur u nënshkrua një marrveshëje që Kosova të mbajë në shpinë edhe një shenjë në formë ylli shumëcepësh,e që quhet fusnotë,kur ajo përfaqësohet në ndonjë ngjarje ndërkombëare.

Në të vërtetë bora e atij sezoni u shkri dhe erdhën borëra tjera e fusnota jo që u shkri me boren e parë,siq deklaronte ahere znj.Tahiri,por mori formen e një shëmtie politike obliguese!
Dhe mu këtu fillon dhe mbaron përralla me mret se Kosova është një shtet komplet sovran dhe i cili mund të merr edhe vendime shtetrore si i tillë.

Hajde ja fillojmë nga organet e vërteta që janë themeli dhe shtylla e një shteti,e që janë ato të gjyqësorit dhe sigurisë.Që nga gjykatësit ndërkombëtarë mu në gjykatën më të lartë,atë kushtetuese dhe duke vazhduar në një ushtri e cila edhe nuk është ushtri,e cila tani për tani as gjasa nuk ka të shndrrohet në një të tillë deri te një polici që i ngjet një subjekti federal autonom e jo të një shteti sovran.Cili është ai vend sovran i cili nuk e ka të shkruar në gjuhën zyrtare të sovranit shumicë,emërin dhe titullin policor në uniformat e këtij institucioni fundamental shtetror.Përvq Kosovës?!Aty shkruan:Kosovo Police.Cila nga këto është shqip?Sa për shembull shikone uniformat e policisë,së Maqedonisë se çfarë dhe si shkruan në uniformat e tyre edhe pse një shtet artificial dhe me një popullatë gati përgjysmë me etnikum jo sllav por shqiptar!Pra jo kushedi çfare alamet shteti,por sovran!

1b

Hajde shkojmë tutje dhe gëzohuni kur fiton,nëse fiton, reprezentacioni i Kosovës në futboll por ky gëzim do ishte edhe më domethënës nëse në shpinën e lojtarëve tanë nuk është ajo fusnota që zbehë fuqinë e fitores dhe emërit Kosovë!

1d

Dhe kjo më e fundit,kjo e nënshkrimit të sotëm të MSA me bashkimin Europian.Edhe aty para hundëve të kryeministrit të Kosovës qëndron e pa shkrirë fusnota,këmbëkryq në një marrëveshje ndërkombëtare që i jep akoma më shumë legjimitet politik dhe në pajtueshmëri të plotë të atyre institucioneve që i thonë popullit të vet se ne jemi shtet sovran.E cili ishte ai shtet sovran që ënshkroi me EU me fusnotë?!Apo ishte Tajvani,që në të vërtetë edhe nuk është!Apo nënshkruam ne si shtet e ata nga bashkimi Europian na konsideruan si person juridik ?!!!

1a
Kush kë po e gënjen?

Xhelil Arifi /proinformacion.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close