Serbia do të xhirojë film dhe do tu ngrejë përmendore heronjëve të vet të Koshares!!

Ne të gjithë e dimë se çfarë kuptimi dhe domethënie ka Kosharja,beteja e Koshares ku trimat tanë të UÇK-së të mbështetura nga forcat e armatosura të republikës së shqipërisë,rrëzuan simbolin e ndarjes së padrejtë ndërshqiptare.Aty u rrëzua miti i kufijëve të ish Serbosllavisë dhe miti se shqiptarët nuk i takojnë të njejtit Komb.Dhe lavdia e asaj beteje është një nga ato të shenjtat në historinë e betejave dhe luftërave të drejta të popullit tonë për liri.

Por edhe pala tjetër,pala okupuese kunder të cilit bëmë atë betejë ka filluar që ta quaj të madhe dhe heroike gjithnjë duke kuptuar nga botëkuptimi i tyre se kinse aty ata ushtarë e banditë serb që kanë luftuar kundër heronjëve tanë,në krye me Agimin e madh, janë njerëz heroj serb që kanë dhënë gjithëçka për mbrojtjen e Serbosllavisë.Kjo tani po merr edhe përkrahje të qeverisë së Serbisë e cila përmes oponetit të saj,ministrit të punës dhe qështjeve sociale u ka dalë në përkrahje institucionale dhe po japin shenja të krijimit edhe të një miti të rrejshëm heroik.

 

ALEKSANDAR VULIN
Ai është pjekë me kriminelët,pardon luftëtarët Serb të cilët sipas këtij përfaqsuesi të qeverisë serbe i cili nuk është aspak ma i mirë se ata,e paskëshin” mbrojtur Kosharen me trimëri të madhe dhe se paska pasë nderin të bisedojë me ta të cilët për shtetin e tyre kanë dhënë gjithçka,dhe nuk kanë kërkuar asgjë”.
E sipas këtij ministri ,shteti serb ka ngritur iniciativen për ngritjen e një përmendoreje “luftëtarëve”serb të Koshares,në Beograd.Vulin ka shtuar se:” Të gjithë atyre ushtrëve,luftarëve serb që dhanë jeten për mbrojtjen e shtetit do tua kushtojmë edhe një film të cilin do ta xhirojmë për Kosharen,dhe se ministria do ti drejtohet opinionit ku do bëjmë thirrje që të na e bëjnë një skenar për filmin.dhe në këtë mënyrë gjeneratave do tu lëmë kujtim të paharruar për këtë luftë”.

 

PROINFORMACION.COM/XH.ARIFI

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close