Sipas AAK,Qeveria duhet ta kthej demarkacionin në pikën e fillimit

PRISHTINË, 24 Qershor/ATSH/.- Grupi Parlamentar i AAK-së është i shqetësuar me mosveprimin e Qeverisë dhe Kryeministrit, dhe mbajtjes pezull e pa zgjidhje të Demarkacionit me Malin e Zi.

aak-konferenca-290813_1376

“Pas fakteve të reja dhe pas shndërrimit të kësaj çështjeje në temë të përmasave nacionale, si dhe pas hezitimit të një numri të konsiderueshëm të deputetëve për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit, i kërkojmë Kryeministrit dhe Qeverisë, që këtë çështje ta rikthejë në pikën zero”, thuhet në një komunikatë për media.

Qeveria duhet që urgjentisht ta rihapë këtë temë me Malin e zi, në mënyrë që vendi, të merret me tema të tjera shumë të rëndësishme për Kosovën.

Grupi Parlamentar i AAK-së njëkohësisht u bën thirrje kolegëve deputetë të të gjitha partive, që ta ushtrojnë ndikimin e tyre, në mënyrë që të zgjidhet nyja e Demarkacionit.
“Çdo vonesë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, shkon në dëm të Kosovës”, vlerën AAK./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close