A ishte Rusia ajo që iu gëzua më së shumëti,votimit të Britanikëve për dalje nga BE?

Në fakt me këtë votim britanikët i kanë plotësuar një dëshirë politikës së jashtëme maksimaliste ruse sa i përket Europes,e ajo është që në vitet në vijim,Europa të merret në rend të parë me vetveten.Dhe çka është më keq e njëkohësisht një interes i madh i Rusisë është zgjerimi i saj tani për tani është i pa mundur.E çka këtu paraqet gëzim putin eupolitik për Rusinë,është hidhërim për aspiratat e popujve që janë të kërcënuar direkt nga po hegjemonia Ruse,si Ukrainasit,Gjeorgjianët,Moldovasit,për të cilët tani futja në Be është perspektivë shumë e largët.E që vlenë për fat të keq edhe për vendet e Ballkanit.Sepse është e vështirë të mendohet që së shpejti do të ketë edhe heqje të vizave për këto vende.
perspektiva Europiane e këtyre vendeve e sidomos e Gjeorgjisë,Moldavisë,dhe Ukrainës,njëherë për njëherë ka stagnuar në vend.Edhe pse askush në BE nuk do ta pranonte të fliste për këtë,këto vende ndoshta do të jenë të shtyra që përsëri të gjenden në atë që Rusia e quan “zonë të saja të ndikimit”.kështu që Putini ndoshta derdhë lot krokodili për votimin Britanik për dalje nga BE por në të vërtetë fitues i vetëm tani për tani,nga e tërë kjo ngelet vetëm ai me politiken e tij hegjemoniste.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close