Vetëm 3000 përdorues të drogave në Kosovë?

unnamed (5)PRISHTINË, 26 Qershor/ATSH/.- Numri i përdoruesve të substancave narkotike në gjithë Kosovën, është rreth 3 mijë. Ndërsa, vetëm këtë vit janë regjistruar 283 raste të posedimit të këtyre substancave dhe 185 raste të konsumimit.

Kështu u bë e ditur në një konferencë me rastin e 26 qershorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga, e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE-në.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, flet për një strategji që kanë këto organe kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftimin e narkotikëve.
“Kosova ka një strategji kombëtare kundër narkotikëve, e cila do t’i nënshtrohet vlerësimeve. Ne bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Kemi një prezencë më të vogël të substancave narkotike që qarkullon në Kosovë, ka ngritje të çmimit që nënkupton se prezenca në treg është më e vogël. Në vitin 2015, në Kosovë është arritur të ketë vetëm rreth 250 rrënjë kanabis, që do të thotë se kultivohet pak”, tha ai.

Bajram Nuhiu nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, tha se tre objektivat në luftimin e narkotikëve janë reduktimi i kërkesës, reduktimi i ofertës dhe bashkëpunimi./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close