Fatmir Sejdiu ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit – në ekzil – të Kosovës, Bujar Bukoshi

Fatmir Sejdi,u ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit – në ekzil – të Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe Qeverisë së tij për keqpërdorim mjetesh dhe mos marrje të përgjegjësisë për shpenzimet që kishte LDK dhe presidenti Ibrahim Rugova.

bukos

Sipas tij, sjelljet e Bukoshit dhe Qeverisë së tij e kishin acaruar ish-presidentin Rugova deri në atë masë sa ai donte që pas zgjedhjeve të vitit 1998 të krijonte një Qeveri të re pa Bukoshin dhe Isa Mustafën.

“Fillimisht mandatar për atë Qeveri kam qenë unë, pastaj dikush nga Lëvizja e Rexhep Qosjes, por nuk pati unitet dhe nuk u krijua Qeveria e re”, ka thënë Sejdiu.

Fatmir Sejdiu: Enver Hasani e përgatiti shkarkimin tim

Ish -presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka akuzuar drejtpërdrejt ish -kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për anshmëri në vendimin që çoi tek dorëheqja e tij.

Sejdiu ka thënë se anshmërinë e Hasanit dhe ndikimet politike ia kanë konfirmuar dy gjykatësit ndërkombëtarë në Kushtetuese.

Ish -presidenti, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk mund të flasë më shumë për njerëzit që u ka konvenuar shkarkimi i tij, por ka thënë se të njëjtit tash po e ndjekin nëpër gjyqe edhe vetë Enver Hasanin.

Sjell RTK LIVE

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close