Yildirim: Turqia e gatshme të dëmshpërblejë Moskën për aeroplanin e rrëzuar

ANKARA, 28 qrshor /ATSH-AFP/ – Turqia është gati nëse është e nevojshme t’i paguajë dëmshpërblime Rusisë për avionin luftarak që rrëzoi në nëntor 2015 gjatë një misioni në Siri, theksoi dje në mbrëmje kryeministri turk, Binali Yildirim.

yildirim

“Ne kemi hedhur idenë se nëse është e nevojshme jemi të gatshëm të japim kompesime”, tha ai për kanalin televiziv publik TRT ndërkohë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka zgjatur dorën Moskës për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe që kanë vuajtur shumë nga kjo çështje.

Deri tani Ankaraja kishte përjashtuar justifikime dhe kompesime ndaj Moskës.

Yildirim, për më tepër, ka theksuar se kreu turk i shtetit do të bisedojë në telefon të mërkurën ose të enjten me homologun e tij rus, Vladimir Putin mbi mënyrat për të rikthyer marrëdhëniet mes dy vendeve që mbrojnë interesa të kundërta në Siri./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close