Bankat që u vendosën për të pushuar,e nuk pushon dot në to!

Në qytetin e Gjilanit ka shumë përralla-projekte,e udhë të pa shtruara,të prera e të sakatuara,vendkalime të pa shënuara,përrocka që kundërmon qytetin, e udhë që shrohen edhe kur s’ka nevojë por shtrohen me asfalt të ri për hatër të ndonjërit që është dashamirë apo financues i partisë në pushtet edhe për kundër zotimeve paraelektorale,e të cilat zotime më vonë janë kamufluar me kinse mungesen e mjeteve financiare të dedikuara për këtë komunë nga Qeveria,e tani kur u tha se qeveria ndau mjete me miliona e kur u tha se tani komuna do filloj me realizim akoma nuk po ndodhë asgjë që do ia vlente për tu theksuar si sukses.

13533197_1778805605690331_3068967709874716971_n
në fakt tani që jemi një vit para zgjedhjeve të tjera komunale kanë filluar ti bëjnë ca gjëra sa për të thënë se po bëjmë diçka,dhe jemi të vetëdijshëm se u mësuam më që edhe nëse do të bëhet diçka ajo do të filloj vetëm në vitin e zgjedhjeve disa muaj para zgjedhjeve edhe ate me projekte që janë të dores së parë për ta,sigurisht duke u munduar tia përmirësojnë infrstrukturen militantëve të tyre partiak.Dhe këto gjëra simbolike janë rregullimi i gurëve-pllaka mu në mes të qendres të cilët janë thyer e shkatërruar shumë,dhe ata jo se janë rregulluar njëherë mirë por janë zgjedhur ca nga më të shkatërruarit dhe janë rregulluar sa për të thënë si dhe ajo që bie në sy vendosja e nja dy bankave mu aty në qender të cilat doren në zemër duken bukur ashtu si janë të konstrukturuara,bankë me lule dhe lëvizëse dhe të cilat do tu shërbejnë kalimtarëve të rastit të lodhur,siq mund të jenë pleq e plaka apo dikush tjeter në nevojë pushimi,por edhe si të tilla i japin pakëz bukuri pamjes gri të qytetit.

13507002_1778805575690334_2920431833562893966_n
Megjithate,edhe atëhere kur bëhet diçka e mirë në dukje të parë këto organet tona kompetente nuk se e llogarisin mirë komplet konceptin e veprimit.Dhe s’lodhën ma për atë se si në fakt ajo që kanë bërë mund edhe të shërbejë për ata që është bërë.Këto banka janë bërë dhe vendosur për qudi në vende që në fakt,menjëherë bëhen të pa justifikueshme.Sepse merreni me mend,ato do duhej të shërbenin në kohë vere sidomos për pushim dhe çlodhje dhe ikje nga rrezet e forta të diellit nën hije të një pemeje që ka atypari.Por jo ato janë vendosur,për qudi afër drunjëve por jo nën to ku pemët lëshojnë hijen e tyre,dhe këto banka ngelen gati gjithë ditën në diell dhe në fakt humbin edhe rëndësinë e qëllimit të tyre.Njeriu mund të ulet në to por i duhet të qëndrojë në diell.Se pse nuk janë vendosur në pemë një zot e di!!!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close