Kokëfortësia që kushton!


Është udha pa krye që të shpie,prapa soliterit në parkigun e kësaj ndërtese,i cili si zakonisht është i mbushur me kerre e i stërmbushur.Për shkak se është mu në qender të gjilanit dhe është ndërtesa ku gjenden drejtori e shërbime komunale.

Edhe përkundër asajë se në hyrje gjendet e vendosur shenja se është e ndaluar të parkohesh përskaj udhës që të shpie mrapa në parking,njerëzia e injorojnë këtë paralajmrim dhe parkohen dhe e bëjnë udhën kaq të ngushtë saqë shpesh mjetet e mëdha të transportit të cilat janë sjellë aty për ndonjë punë nuk janë në gjendje të futen andej pari !

trafik

E sikur të ishte vetm kjo,por shumica nga këta që parkojnë jo që e dijnë se është e ndaluar por ndoshta ndonjëri prej tyre e ka marrë edhe ndonjë dënim prej policisë e cila gati për çdo ditë ua transporton kerret atyre që i gjenë aty e edhe i dënon,dhe prap se prap nuk qajnë kaptinën për këtë gjë dhe prap vijnë dhe i parkojnë kerret e tyre aty.Jo vetëm kur kanë një punë në sportelet e shërbimeve komunale por edhe kur ulen me pi i kafe në kafeteritë e afërme….Dhe sapo policia kish intervenuar dhe ish larguar,menjëherë pas ndonjë minute fillon të mbushen dy anët e udhës me kerre nga të tjerë që vijnë dhe nuk ia vënë interesin paralajmrimit.

trafik1

Këtej ankohen shqipet për varfëri e nga ana tjetër nuk lënë kerret e tyre as edhe një të vetme ditë pa e ngarë dhe nuk u bënë përshtypje se po hynë në një zonë të ndaluar dhe për të cilën duhet të paguajnë dënim edhe atë në një shumë goxha të lartë për rrethanat tona!!

proinformacion.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close