Oksigjen edhe në kometë!


Paris (AFP) – shkencëtarët ,të habitur njoftuan të mërkurën zbulimin e papritur të sasive të mëdha të oksigjenit në një kometë që kaloi pranë Diellit në gusht tok me një anije Evropiane në tërheqje.

Comet 67P

Zbulimi erdhi si një “surprizë e madhe” dhe sfidë për teoritë e zakonshme për formimin e Sistemit tonë Diellor, tha shkencëtari Andre Bieler nga Universiteti i Miçiganit.

Matjet e bëra nga sonda Rosetta sugjerojnë që molekulat e oksigjenit në aureolën e gaztë të kometës 67P duhet të kenë ekzistuar “para ose gjatë” formimit,ai u tha tha gazetarëve.

Kjo mund të ketë pasoja për të kuptuarit që ka njerëzimi mbi kimin përfshirë edhe formimin e sistemit diellor rreth 4.6 miliard vjet më parë.

“Ne besojmë se ky oksigjen është i lashtë, që do të thotë se është më i vjetër se Sistemi ynë tonë Diellor,” tha Bieler.

Shkencëtarët kishin përjashtuar më parë praninë e oksigjenit (O2) në kometat si 67P / Churyumov-Gerasimenko, subjektin e hulumtimit intensiv të provave nga një laborator robot evropian.

Përshkak se O2 përzihet lehtë me elemente të tjera, “ne kurrë nuk menduam se oksigjeni mund ‘të mbijetojnë’ për miliarda vjet”, në një gjendje të pacenuar, tha Kathrin Altwegg nga Universiteti i Bernës, e cila është bashkë-autore e një studim në revistën Nature.

“Kjo dëshmi e oksigjenit si një substancë e lashtë ka gjasa të diskreditojë disa modele teorike të formimit të sistemit tonë diellor,” tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close