Vatikani dhe Kosova bashkëpunim në fushën e kulturës

unnamed (2)PRISHTINË, 30 Qershor/ATSH/.- Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është pritur sot në Vatikan nga kardinali Gianfranco Ravasi, Kryetar i Këshillit Papnor për Kulturë në Vatikan.

Në një njoftim për media nga Ministria e Kulturës bëhet e ditur se në takim u bisedua për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, veçanërisht për hapësirat që ekzistojnë për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Kardinali Ravasi shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve kulturore të Vatikanit për bashkëpunim në fusha specifike që kanë të bëjnë me kulturën. “Të ketë bashkëpunim sidomos të institucioneve kulturore të Kosovës me Muzeun e Vatikanit, me Universitetin Papnor Urbaniana, atë Gregorian, me Bibliotekën e Vatikanit dhe Bibliotekën Apostolike, arkivat, si dhe me Institutin e Konservimit të Librit”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, ministri Shala shprehu falënderimet e tij për pritjen dhe u shpreh se bashkëpunimi konkret në fushën e kulturës ndërmjet Kosovës dhe institucioneve kulturore të Vatikanit, është i rëndësishëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

“Ministri Shala po ashtu shtroi nevojën që Kosova, si shtet i ri, të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, meqë kjo ndikon në ruajtën e pasurisë kulturore të Kosovës dhe në njohjen e saj si vlerë për të gjithë”, thuhet në fund të njoftimit./KosovaPress//

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close