Qëndër menaxhimi të turistëve  në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

shebeTIRANË, 1 Korrik / ATSH-N.Lena/ – Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë tashmë është kthyer në një destinacion te preferuar turistik dhe çdo ditë e më shumë po tërheq vizitorë vendas e të huaj.

Duke parë se kërkesat për të vizituar këtë park janë rritur, administrata e tij  ka bërë gati një qëndër menaxhimi të turistëve që mbërrijnë aty dhe u jep  informacion për destinacionet e mundëshme.

Qendra e vizitorëve është ngritur  në Fushë Studen, në qëndër të Parkut Kombëtar dhe një destinacion i arritshëm lehtë për vizitorin për arsye se infrastruktura rrugore është e mirë. Kjo qëndër do të shërbejë edhe  për promovimin e vlerave të Parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Në nisje të sezonit veror turistik, vazhdon puna për paisjen me një infrasktrukturë informuese për turistët shebe1që vizitojnë këtë park.

Kjo qëndër për vizitorët do të ketë edhe personelin përkatës si dhe harta që tregojnë vendet dhe objektet më të veçanta për t’u vizituar.

Godina tashmë  është gati dhe në dispozicion të vizitorëve e turistëve të huaj që kërkojnë informacion për parkun dhe zonën. /a.ke/

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close