Pse Avdiut nuk i lejohet emri Illyrian ?

Flasim e flasim dhe e kemi vetëm si maskim ndaj perëndimorëve; në të vërtetë jemi në ndikimin e retrohistorisë . Fëmijtë që lindin në Kosovën e lire ( të pavarur ,demokratike dhe sovrane ) nuk e kanë më privilegjin të krenohen me pagëzimet nga prindërit me emra shqip; që sa do pak kur të rriten , vet emri që e mbanë t`ia kujton lashtësin e mohuar të kombit që i përket . Dardanët , Teutat Afërditat , Rubikët , Agronët ,Krenarët Rilindët kanë filluar të harrohen . Arsyet i dimë ; por femiu ( i posa linduri nuk e zgjedhë emrin vet ) nuk mund të kundërshton një emër turk , të cilin ia propozon dikush prindit të tij dhe ai duhet gjithë jetën nuk e di arsyen ,pse iu rishkrua emri i Osmanit Mehmedit apo Nexhmedinit . Nejse ,

avdiouuuKësaj rradhe , jam i befasuar me qëndrimet zyrtare shtetërore të Kosovës , që nuk e lejojnë Avdiun nga Vushtrria të bëhet Illyrian ; befasi kombëtare në një vend të qudirave dhe “muhalifeve “.
Mikut Avdiu , babai i Shqiponjes dhe Lindritit ( të lindur në Gjermani ) nuk i lejohet nga organet komunale të Vushtrisë që gëzoj emrin që e do vet : Illyrian.

(Illyrian Max Maxhuni që 20 vite në Gjermani dhe në vendlidje është i njohur me këtë emer. As gjermanët , aty ku jeton dhe punon nuk ia refuzojnë emrin që ai e do.)

Illyrianit që dy herë i kundërshtohet kërkesa e tij zyrtarisht së pari edhe nga Ministria e punëve të Mbrendshme të Kosovës ( vendimi 41/2016 , datë 22.01.2016 nga Komisioni për ndërrimin e emra pranë kësaj ministrije:Erdon Arifaj , Ahmet Jashari dhe Arben Kqira . Mrekulli e shtetit më të ri në botë, me arsyetim se nuk i plotëson Kriteret e parapara .
Refuzimi i dytë e mbanë vulën e KK të Vushtrisë nënshkruar nga Sabilja .

vendim1
Vendimi nga MBK

Illyriani thotë që nuk do t`i ndalet kësaj këkese , se eshte e drejta e tij e garantuar me te gjitha konventat kombëtare dhe ndërkombëtare.

vendim 2
Vendimi i KK Vushtrri

Por të shtojmë si lejohen këto gjëra në një vend shqiptarësh ? , dhe një pyetje për kumnarët e Vushtrisë :Si mundet që vetdija kombëtare të bie kaq poshtë ( gati në turqizim ) dhe si lejohen të punojnë shërbëtoret e së keqes kombëtare.

Në vendi e çudirave ( Kosova e jonë “martire’ ) “Liza” kishte me mbetur pa mend .

Ps, ( Illyriani më tregoi publikisht ;”….kjo far Sabilja gjatë parashtrimit të kërkesës sime për ndërrim emri ka ofenduar shqiptarët e besimit katolik duke i quajtur shkije ( aluduar në Diasporën shqiptare e cila sipas saj po bëhet kaurre sepse po i ndërrojnë emrat dhe besimin fetar )!!! Të njëjtin ofendim e ka bërë edhe bashkëpuntorja e saj Hadika e cila është shumë e lumtur që siq thoshte edhe vet ajo ….. Elhamdurilah që jam muslimane!!! ) . Nejse mo e bëni të madhe

Fahri Xharra

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close