Ivanov refuzon pjesëmarrjen në samitin e NATO-s

SHKUP, 2 korrik /ATSH-MIA/ – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Varshavë për shkak ” të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të aspekteve gjeopolitike dhe të sfidave të sigurisë në rajon.”

ivanov.jpeg

”Përderisa nuk merren parasysh këto fakte, presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, praktikë e vendosur nga samiti në Kardif në vitin 2014”, thonë nga kabineti i presidentit maqedonas.

“Presidenti Ivanov që para samitit të NATO-s në Kardif, në vitin 2014, mori vendimin për të mos marrë pjesë në një samit ku nuk do të respektohen angazhimet e Republikës së Maqedonisë dhe ku do të vazhdojë injorimi i të drejtës ndërkombëtare, aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon”, shtojnë burimet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close