VRASJE E DYFISHTË, PËR ISH TË BURGOSURIT POLITIK NË KOSOVË


Opinion



sabit rexhepi Shkruan: Sabit Rexhepi


Bashkëpunëtorë e sigurimca shqiptarë që ishin të paguar ka patur edhe gjat pajtimit të gjaqeve, e pothuaj deri në përfundimin e luftes së UÇK –së, siç ishte Fatmir Dermaku e shumë e shumë fatmira e dërmaka të tjerë. Kështu ata që penguan lirinë na vranë dy herë.

Njëherë, para luftës, për ti ruajtur vendet e tyre të punës, na akuzonin, na burgosnin, torturonin, e denonin, duke na quajtur nacionalistë, iridentistë, prishës të vëllazërim -bashkimit, shkatërrues të djersës së klasës punëtore, e deri te terroristë, edhe pse populli i dinte mirë gënjeshtrat e qëllimet e tyre.

gjykime-1981

Pas Luftes na vranë për së dyti here, duke na lavdëruar, se “…ne jemi burra të mirë të luftes e të paqës, por ju keni rrjedhë nga mendja, nuk dini të udhëheqëni punë të shtetit e shoqërisë, andaj prapë ne duhet të jemi në krye.” Dhe u shprëndan nëpër parti politike për tu maskuar, dhe morën pozita e vende kyqe të punëve e detyrave, dhe sot thonë:
“Ne ua dim zorrtë në bark serbve dhe mund të marrim pjes në bisedime me ta per ta zgjidhur ndonjë problem,se ju nuk dini, nuk e njihni serbin, e kush është Serbia”,…- pa llogaritur se pikërisht pse e njihnim Serbinë se çfarë tragjedish i ka shkaktuar popullit tonë shekuj me rradhë, iu kishim kundërvënë për ta perzënë nga këtu, me çfarëdo çimimi që do të paguajm, me burg e me jetë. Mirëpo, as kjo nuk është për tu çuditur!.. Sepse shumë nga bashkëpuntorët që çonin ujë në mullirin e armikut, kishin qenë brez pas brezi bashkëpuëtorë të huaj. Kurrë nuk kishin patur interesim se kush po fiton, Serbia apo shqipëtarët, por vetem a po fitojnë e jetojnë mirë ata,pa pasur fije turpi e ndërgjegjëje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close