​Ipeshkvia e Kosovës, në shenjë solidarizimi do mbaj meshë për viktimat e tragjedisë së Stambollit

kisha-kosovaPRISHTINË, 3 Korrik/ATSH/.- Ipeshkvia e Kosovës, në shenjë solidarizimi me popullin turk, për viktimat në tragjedinë e Aeroportit të Stambollit dhe për paqe në botë, sot do të kremtojë meshë në të gjitha kishat e saj.

Ipeshkvia në deklaratën e saj, të lëshuar ditë më parë, ka theksuar se kjo shëmti e njerëzve të ligj në Aeroportin e Stambollit, ka tronditur botën e qytetëruar dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë.

“Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e popullit turk, është e bashkuar në lutje për viktimat e kësaj të keqeje dhe për familjarët e tyre, që Zoti t’iu jape të gjithëve forcë dhe ngushëllim. Lusim Zotin që kjo e keqe kundër njeriut dhe popujve, me përmasa ndërkombëtare, të ndalet sa më shpejt, duke i kthyer zemrat e njerëzve që të kuptojnë se e ardhmja e njerëzimit nuk ndërtohet me dhunë e vrasje, por në vëllazëri, në paqe, në dashuri dhe me respekt ndaj tjetrit vëlla dhe motër. Për shpirtin e të ndjerëve të rënë në këtë tragjedi dhe për paqe në botë, Ipeshkvia e Kosovës do të kremtojë meshë në të gjitha kishat e saj”, thuhet në këtë deklaratë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close