DISA HAPA DERI TE SHPËTIMI NGA VAPA

10888579_884234911595079_6282847087763628224_n

 

 

Lirim Gashi


Politika si art i të së mundshmës në Kosovën tonë të pasluftës është shndërruar në art të mashtrimeve, gënjeshtrave dhe manipulimeve më perfekte të mundshme me popullin edhe ashtu të çorientuar të Kosovës. Në këtë garë të pandershme dhe të pastruar kimikisht nga çdo synim i mbarë që si një valle e djallit lozët rrethë popullit vërdallë, ishin të ashtuquajturat partitë shtet-ndërtuese në pushtet ato që kontribuan në Kosovën e pasluftës në çdo aspekt që shtet-ndërtimi të shndërrohet në shtet-rrënim, konsolidimi institucional në uzurpim institucional, drejtësia në cirk selektiv, prona publike në pronë të pushtetarëve, arsimi në garë njëqind metërshe për diploma, kultura në koktel tallava, diplomacia e jashtme në pazar me sovranitetin e brendshëm, demokracia në despotizem, ndërsa shteti në vetëshërbim të pushtetit. Një pushtet i cili i qaset shtet-ndërtimit me mentalitet vetësherbyes rrjedhimisht shtetin e trajton si një vetëshërbim të vetin ndërsa një pjesë të përfitimit nga çdo shitblerje e deponon anembanë globit në kontot e familjarëve, miqëve, dashamirëve, farefisit dhe njerëzve të afërm që i shërbejnë symbyllur dhe pa hezitim sepse ju mungon çdo mundësi tjetër për sigurimin e mbijetesës. Në një shtet ku politika është punëdhënësi më i madhë rrjedhimisht edhe gjasat për kapjen e shtetit janë të jashtëzakonshme sepse politka shndërrohët pothuajse në mundësinë e vetme për realizimin e aspiratave ekzistenciale, ndërsa kur pjesa dërmuese e popullit është në luftë permanente për sigurimin e ekzistences çdo logjikë e shëndoshë del nga binarët e esences. Të manipulosh me mjerimin e njëriut të uritur dhe mbi kurrizin e tij ta ndërtosh mirëqenien përsonale do të thotë të posedosh shpirt-ligësi qyqare të dashur vëllezër e motra sepse ndryshe nuk spjegohet kjo që po ndodhë në Kosovën tonë ku dëshmitarë dhe viktima janë shumica absolute. “Sikur ta kishim së paku një shtet-ndërtim të udhëhequr nga barinjtë e përkushtuar dhe besnik ndaj deleve të tyre si rezultat do ta kishim së paku një blegtori të avancuar apo një ,,eko-bio-bylmet-shtet,, plotë shëndet dhe një det të tërë me qumësht, djathë e kos sa për një kozmos.

Natyrisht e them këtë nga dëshprimi dhe mllefi sepse problemet komplekse me të cilat ballafaqohemi nuk sfidohen me djathë dhe kos edhe nëse prodhojmë sa për një kozmos.
Aty ku përfundon metafora fillon realiteti prandaj Kosoves i duhet jo vetëm një inicim metaforik dhe simbolik i një fillimi të mbarë por një iniciativë faktike dhe përmbajtësore e bazuar në nevojen urgjente të shoqërisë për ndryshime esenciale sidomos kur është në pyetje qasja ndaj shtet-ndërtimit dhe politik-bëries në përgjithësi. Kosoves nuk i duhen debate shterpe akademike që bazohen në atdhedashuri deklarative e simbolike e që shërbehen me mitologji e mite për ti arsyetuar dështimet përmbajtësore por për të inicuar ndryshime esenciale e rrënjësore.

Ndër mashtrimet dhe gënjeshtrat më të mëdha që ia servojnë tradicionalisht publikut shqiptar partitë politike nacionaliste janë fjalimet, veprimet dhe koordinimet boshe që premtojnë Shqipëri Etnike. Çudi që ende gjëjnë përkrahës për këto platforma shterpe që mirëmbajnë ide të denja për muze. Që 100 vite i përsërisin të njëjtat fjalë sikur papagajt e aty ku duhët të kontribohet përmbajtësisht sillen sikur djajt. Nuk ndërtohet Shqipëria Etnike me dokrra e premtime boshe por duke e pastruar harten mentale nga injoranca e prapambeturia dhe duke gjeneruar ngritje ekonomike, mirëqenie sociale, arsimim efektiv si dhe edukim dhe kulturë të mirëfilltë.

Megjithatë nuk na ndihmon vetëvajtimi edhe pse plotësisht e kuptoj mllefin dhe zhgënjimin e bashkëkombasve të mi. Nëse e analizojmë historikisht gjendjen në të cilën jemi dhe e krahasojmë me gjendjen në të cilën ishim para 17 viteve do ta vërejmë që realisht asnjëherë në historinë tonë të ndritur fatin tonë nuk e kishim në duart tona sikur sot dhe për këtë lajm të mirë falënderimi, pieteti dhe admirimi im i përjetshëm shpirtëror i takon luftëtarëve të bekuar të lirisë që ranë në altarin e përjetësisë por edhe atyre që e mbijetuan këtë golgotë të paparë në Europen e pasluftës së dytë botërore. Pa këta djemë e vajza të bekuara ne nuk do të ishim as këtu ku jemi e lëre më të bëjmë plane për ndërtimin e ardhmërisë. Gjithashtu falënderimi dhe respekti im i thellë i takon aleancës ushtarake euro-atlantike të njohur si NATO dhe shteteve aleate e mike që e mbështetën jetën në momentin kur popullit tim të stërvuajtur i kanosej vdekja.
Në anën tjetër mllefi, zhgënjimi dhe rezignimi pothuajse kolektiv gjithnjë janë prezente kur klasa politike në pushtet e opozitë nuk është në gjendje që të gjenerojë prosperitet për shkaqe dhe motive të ulta e sidomos kur dihët se bëhët fjalë për një klasë politike e cila buron nga ky popull historikisht i përvuajtur dhe dezorientuar gjë që ndikoi në kufizimin e aftësisë se tij perceptuese prandaj nuk ia arriti asnëjherë qe ti identifikoi njerëzit e duhur qe do ta perfaqësonin në menyrë të denjë në pushtet. Ajo çka i nevojitet këtij populli është një korrigjim mental, kulturor dhe edukativ dhe ky proces duhët të filloj në kokat dhe zemrat e secilit individ dhe nëse implementohet kjo mendësi e re në jetën private, profesionale, familjare, shoqërore dhe politike çdo hap që pason do të jet ( dhe këtë e them me bindjen dhe përgjegjësinë më të thellë) garant i suksesshëm.

Kosova me shumë se kurrë ka nevojë për një socialdemokraci moderne. Pse e them këtë? Sepse kësaj shoqërie më së paku i nevojiet gara skurrile e Partive të etabluara në pushtet dhe opozitë për përqafimin e djathëtizmit të padiferencuar konservator e që në fakt është përqafim i neoliberalizmit global shkaktarit kryesor të krizave artificiale financiare dhe ekonomike botërore qëllimi i vetëm i të cilave ishte realizimi i maksimes së kreatorve të tij ,,paraja e dirigjon botën,,. Kjo maksimë po realizohet përmes shfrytëzimit brutal të resurseve natyrore e njerëzore dhe shkaktimit të debalanses njëri-shoqëri natyrë. Neve më së paku na nevojitet një sistemi ekonomik, social e financiar i cili mundësohët përmes pajisjes së korporatave dhe bankave me ingerenca më të mëdha se sa vetë shtetet dhe përmes shfrytëzimit të paskrupullt të fuqisë së pambrojtur punëtore për paga që nuk e sigurojnë as mbijetesën minimale sepse jam i bindur që e cenojnë shumëdimensionalisht dinjitetin e njëriut. Unë gjithashtu jam i bindur që socialdemokracia botërore është e vetmja doktrinë e cila e mirëmban ekuilibrin njëri-shoqëri-natyrë sepse filozofinë e saj e bazon në vlerat e dëshmuara të humanizmit siç janë respektimi i dinjitetit të njëriut, barazia gjinore e klasore, mbrojtja e ambientit, balanca sociale, mbrojtja sindikale, shëndetësia solidare si dhe sigurimi i shanseve të barabarta për të gjithë sa i përket qasjes në arsim, kulturë dhe punësim.

Shtrohët pyetja si mundësohet në praktik implementimi i vlerave socialdemokrate??? Hapi i parë sipas mendimit tim është një analizë profesionale dhe shkencore e gjendjes së përgjithshme në Kosovë.
Gjendja e përgjithshme në Kosovë do të duhëj t”i nënshtrohëj një ekspertize të fundamentuar shkencore që do të bazohej në rigorozitetin analitik shkencor e që do të zhvishej nga djallëzitë dhe manipulimet oportuniste të politikës ditore. Ekspertiza mund të sjellë diagnozë dhe terapi precize vetëm nëse realizohet nga ekspertët vendor që do të këshillohëshin nga ekspertet ndërkombëtar. Parakusht do te duhej të ishte posedimi i një integriteti të lartë moral dhe i një kompetencë të fundamentuar shkencore në të gjitha sferat esenciale shkencore dhe shoqërore e edhe më mirë do të ishte nëse këta ekspertë nuk janë të anëtarësuar në ndonjëren prej partive politike.

Situata në Kosovë është tejet serioze prandaj kërkon qasje serioze sepse gjithçka tjetër do të ishte tallje me fatkeqësinë e viktimave të saj. Ekspertiza nuk mund të bëhët nga gjithkush dhe gjithkund dhe as gjatë rrugëtimit prej dhomës së ditës në banjo siç e kanë zakon shumica e pseudo analistve tanë, tashmë të dëshmuar si sharlatan të braktisur nga të gjitha predispozitat relevante për t”a përshkruar problematikën komplekse e lëre më për të dhënë ide konstruktive për sfidimin e saj.

Qasja e deritanishme ndaj problemeve komplekse te ne i gjason një gare maratonike të kalibrit eksperimental me pjesmarrje të lejuar për gjithkënd dhe gjithkund dhe pa parakushte dhe kritere. Në këtë lojë të pamoralshme me ardhmërinë e fëmijve tanë pjesa dërmuese e garuesve janë përfaqësues të interesave të ngushta klienteliste, partiake, fisnore dhe klanore qellimi primar i të cilëve është etablimi i pikpamjeve të tyre avanturiste në arkitekturën shtetndërtuese.

Kësaj armate sharlatanësh që shkëlqenë në të gjitha parametrat negativ fatkeqësisht i janë bashkangjitur edhe njerëz me bagazhë të mjaftueshme intelektuale duke e reduktuar kësisoji vetën (me apo pa vetëdije) në shërbetor dhe njekohesisht lokomotivë që e tërheqë Kosoven drejtë titanikut kolektiv sepse diagnozat e gabuara sjellin terapi të gabuar ndërsa terapia e gabuar mund të përfundoj fatalisht për një pacient të brishtë siç është Kosova.

Njohuritë dhe rezultatet që do t”i mësonim nga kjo ekspertizë do të na shërbenin si një diagnozë precize ndërsa kjo e fundit si një bazë e dobishme për një terapi precize e shumëdimensionale të gjendjes së shoqërisë dhe shtetit. Në këtë mënyrë do ta kishim një pasqyrë reale apo një kornizë me koordinata konkrete sipas të cilave do të orientohëshim shumë më mirë dhe më efektivisht në kohë dhe hapsirë.
Inicimi i proceseve programatike dhe përmbajtësore me ndihmen e koordinatave të lartpërmendura do të orientohej në planinn afatshkurtër drejtë sfidimit të problemeve akute të cilat po e mbajnë peng konsolidimin institucional të shtetit dhe prosperitetin e shoqërisë siç janë kapja e shtetit përmes uzurpimit institucional dhe pronësor, diletantizmi apo mungesa e profesionalizmit, moralit dhe seriozitetit në politikbërie, nihilizmi, nepotizmi, makijavelizmi, destruktivizmi dhe egoizmi.
Krahas sfidimit të problemeve të lartpërmendura akute, në planin afatmesëm duhët të insistojmë në implemin e kornizave ekzistente ligjore në praktikë dhe njëkohësisht duhët të promovojmë korniza të reja ligjore që do të përmbanin vlera socialdemokratike dhe do të ndikonin në krijimin e një mendësie të re, humane e të balancuar shoqërore në njërën anë dhe do të rezultonin me ndryshime përmbajtësore në aspektin ekonomik, social, arsimor, shëndetsor, kulturor dhe edukativ në anën tjetër.
Në planin strategjik apo afatgjatë vëmendjen tonë duhët ta përqëndrojmë tek krijimi i parakushteve për implementimin e një socialdemokracie të qëndrueshme që do të garantonte konsolidim të balancuar ekonomik e social, institucione profesionale si dhe shfrytëzim racional të resurseve natyrore e njerëzore në shërbim të mirëqenies së përgjithshme.
Anomalitë që po i prodhojnë praktikat e tashmë janë metastaza kancerogjene për shoqërinë dhe shtetin. Papunësia, ngecja ekonomike, mjerimi social, arsimimi injorant, kultura tallava dhe edukimi i mbrapshtë po ndikojnë që gjenerata të tëra të mësohën më të keqën dhe ta trajtojnë si diçka normale e të vetëkuptueshme. Në këtë mënyrë po krijohen gjenerata imune ndaj së keqes dhe indiferente ndaj luftimit të saj dhe po e rrisin armaten e atyrë që kanë rezignuar dhe i kanë quar duart nga pjesmarrja aktive në shtet-ndërtim.
Hapi tjetër i domosdoshëm sipas mendimit tim është implementimi i sistemit vlerësues meritokrat. Çka do të thotë kjo? Ne jemi dëshmitar të një sistemi vlerësues inekzistent i cili udhëheqët nga mediokri gjysmë analfabet në pushtet prandaj jemi të vërshuar nga injoranca e diplomuar. Kjo ndodhë pikërisht sepse njerëzit e duhur nuk e kryejnë punën e duhur ose më mirë të them bariu e kryen punën e mjekut e mjeku punën e muratorit prandaj duhet të angazhohemi me tërë potencialin kreativ që njerëzit e shkolluar, kompetent dhe parimor ta marrin në dorë drejtimim e institucioneve me të rëndësishme dhe vitale për shoqërinë e shtetin dhe jo vetëm në politikë por në të gjitha lëmitë e jetës shoqërore. Jam plotësisht i bindur që implementimi i sistemit vlerësues meritokratik dhe i meritokracisë në përgjithësi do ta ndryshonte për një periudhë pesëvjeçare më pozitivisht Kosovën se sa i tërë shekulli i kaluar.

Njëkohësisht jam i vetëdijshëm që implementimi i sistemit vlerësues meritokratik dhe meritokracisë në përgjithësi nuk është i mundshëm pa lirimin e institucioneve vitale nga ndikimi i politikes zyrtare apo nga uzurpimi i tërësishem institucional e pronësor prandaj kjo është sfida më e madhe me të cilën do të ballafaqohemi në të ardhmën dhe jam plotësisht i bindur që këtë sfidë nuk do të mund ta sfidojmë pa një mbështetje e konsensus të gjërë shoqëror e pa implementimin e një mendësie të re shoqërore për të cilën fola më lartë. Pjesë e këtij konsensusi duhët të jenë të gjithë ata që synojnë ndryshime rrënjësore por edhe shoqëria civile, akademia e shkencave dhe arteve, shoqatat kulturore e edukative dhe pjesa dërmuese e popullit përndryshe efekti do të jet minimal.

Hapi tjetër duhët të jet mundësimi i qasjes në resurset tona natyrore e nëntokësore. Pse po e them këtë? Sepse pa patur qasje në resurset tona nuk mund të gjenerojmë as vende të punës sa duhët dhe as rritje ekonomike prandaj tërë kohën e kam kritikuar qasjen joparimore dhe diletante të pushtetit në negociatat e Brukselit. Ska negocim konstruktiv e parimor me armikun pa respektimin e principit të reciprocitetit dhe substiaritetit të dashur vëllezër e motra. Kjo qasje diletante e vazale jo vetëm nuk është e dobishme për shtetin dhe shoqërinë por skajshmërisht e dëmshme sepse po prodhon artificialisht çështje të pazgjidhura dhe mosmarrëveshje e përçarje shoqërorë ndërsa po e ndihmon vetëm Serbinë në integrimin e saj në BE.

Fakti që këto negociata kanë filluar pa konsensus të gjërë shoqëror dhe pa një platformë të mirëfilltë konceptuale, profesionale dhe politike e dëshmon qasjen skajshmërisht diletante dhe tallëse të pushtetite ndaj sektorit të politkes së jashtme dhe diplomacisë në përgjithshësi. Marrveshjet që janë arritur në këto negocociata e japin një pasqyrë të deformuar të realitetit historik dhe e krijojnë përshtypjen kinse ne ishim agresor në luftën e fundit e jo Serbia. Metastazat kancerogjene që na sollën këto negociata siç janë Asociacioni dhe Demarkacioni janë pasqyrë e vlerës reale që e ka ky pushtet e që është në fakt e barabartë me zero. Këto marrveshje të turpshme janë apriori rezultat i mungeses totale të kompetences profesionale si dhe përgjegjësisë e ndërgjegjes njerëzore e kombëtare të atyre që negocuan pa parakushte e kritere madje duke e rrezikuar edhe sovranitetin e shtetit.

Ruajtja e ambientit jetësor duhët të bëhet prioritet i veçantë i politikes zyrtare e sidomos kur dihët që ndikon pozitivisht jo vetëm në shëndetin e njëriut, bimëve dhe shtazëve por edhe në ngritjen e mirëqenies ekonomike. Kosova jo vetëm që është e pasur me resurse të begatshme nëntokësore por edhe me resurse të begatshme njërëzore e natyrore. Është në interesin tonë të përgjithshëm jo vetëm që të promovohet dobia që do ta kishim prej prodhimit të energjisë regjenerative, bio bujqësisë , bio turizmit si dhe reciklimit të mbeturinave por edhe që të krijohen urgjentisht plane konkrete që do ta ndërlidhnim në mënyrë efektive të nevojshmën me të dobishmën. Shpagati në mes të nevojave ekzistenciale dhe dobisë ekonomike që do ta kishim nga prodhimi i energjisë regjenerative, bio produkteve bujqësore, bio turizmit dhe riciklimit të mbeturinave përveç që do ta ndryshonte optikisht për të mirë Kosovën do të krijonte shumë vende të punës dhe ngritje ekonomike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close