Kosova feston 4 Korrikun

shba-040716PRISHTINË, 4 Korrik/ATSH/.- Organizata “Miqtë e Amerikës” ka festuar sot ditën e pavarësisë së SHBA-së, 4 Korrikun, me një ceremoni solemne tek busti i Bill Clinton në Prishtinë.

Me këtë rast Garda Ceremoniale e FSK-së ngriti flamurin e SHBA-së në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan.

Përfaqësuesi i organizatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se “edhe këtë vit kemi organizuar manifestimin ‘Faleminderit SHBA’. Qëllimi i organizmit të këtij evenimenti është të tregojmë një respekt në formë konkrete për SHBA-të, për gjithçka kanë bërë për popullin e Kosovës, institucionet e Kosovës në përgjithësi para luftës, gjatë luftës, pas luftës edhe që do të bëjnë me siguri edhe nesër”, tha Rexhepi.

Falënderim për shqiptarët shprehu edhe një pjesëtar i trupave të KFOR-it amerikan në Kosovë, Tod Jacobus, i cili tha se është i habitur nga rëndësia që i kushtohet kësaj feste në Kosovë.

“I falënderoj të gjithë që e kanë organizuar këtë aktivitet në ditën e Amerikës. Jam i befasuar nga kjo që e shoh sepse nuk e kam besuar që në Kosovë i kushtohet kaq rëndësi e madhe kësaj dite”, tha Jacobus.

Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike në shenjë falënderimi për mbështetjen e shtetit tonë nga Amerika.
Gjatë ditës shoqata “Miqtë e Amerikës” do të zhvillojnë edhe disa aktivitete të tjera

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close