Rreshtimi pas aleances euroatlantike na solli fitoren

13617582_1178167315535169_27300313_n    Lirim Gashi


Sa i përket kutërbimit hegjemonist dhe aromes, metaforikisht, historikisht dhe realisht ajo ka ekzistuar njësoj si në themelet e Stambollit ashtu edhe në ato të Romes prandaj kanë ndodhur luftërat iliro-romake dhe shqiptaro-osmane. Kur e kritikojmë hegjemonizmin e superfuqive të kohës nga i cili historikisht aq shumë kemi vuajtur si popull i vogël e i pambrojtur asnjëherë nuk guxojmë që të kalojmë në shovinizem nga mllefi sepse nuk robërojnë popujt por politikat e mbrapshta dhe hegjemoniste të cilat krijojnë konstrukte imagjinare monstruoze përmes së cilave i nënshtrojnë, manipulojnë dhe detyrojnë fillimisht popujt e tyre e pastaj i nënshtrojnë, poshtërojnë dhe robërojnë edhe popujt e tjerë.
Megjithatë është në natyrën e popujve të vegjël që ekzistencen e tyre dhe mbijetesën ta lidhin me dhe për popujt e mëdhenj përndryshe rrezikojnë të zhduken. Nëse në të kaluaren aleancat ishin apriori produkt i interesave gjeo-strategjike, hegjemoniste e taktike të fuqive të mëdha ato sot kanë evoluar dhe janë shndërruar në aleanca konceptesh jetësore. Fatkeqësisht rruga e realizimit të këtyre koncepteve ende nuk është e pastruar nga hegjemonizmi e militantizmi sepse popujt e mëdhenjë e të prosperuar janë të llastuar nga standardi marramendës e mirëqenia dhe bëjnë shpesh trysni iracionale te politikat zyrtare vendore posa e vërejnë që ju rrezikohët mirëqenia e përgjithshme. Kjo trysni prodhon fatkeqësisht vendime iracionale e këto të fundit nuk mund të realizohen pa veprime hegjemoniste e militante prandaj prodhojnë luftëra, viktima të pafajshme anembanë globit dhe katastrofa sociale dhe ekologjike. Mirëpo nëse e analizojmë në aspektin psiko-social e human mënyrën e funksionimit të shteteve dhe shoqërive të prosperuara dhe e krahasojmë me mënyrën e funksionimit të shteteve diktatoriale e despotike dhe shoqërive të diskriminuara atëherë e vërejmë që popujt e diskriminuar janë në sandviçin e diskriminimit vendor dhe ndërkombëtar. Që i diskriminuari i diskriminon më lehtë të tjerët është fakt i njohur në psikologjinë moderne sepse është formuar si përsonalitet në rrethana asociale prandaj këtë mënyrë të sjelljes e reflekton shpesh edhe në politikë. Mirëpo kjo është vetëm njëra nga hallkat e zinxhirit të gjatë të anomalive me të cilat ballafaqohen popujt e shtypur. Ne si popull i vogël jemi shumë me fat që jetojmë në Evropë dhe që jemi pjesë e agjendes euro-atlantike prandaj jemi rreshtuar me mençuri dhe pa hezitim prapa USA dhe BE sepse jo vetëm që nuk kemi alternativë tjetër por sepse nuk ekziston asnjë aleancë në botë me koncepte më të mira jetësore. Me gjithë të metat e lartpërmendura koncepti jetësor euroatlantik është i vetmi që i përgjigjet nevojave jetësore dhe ekzistenciale të popullit shqiptar sepse çdo alternativ tjetër do ta rrezikonte jo vetëm politikisht por edhe biologjikisht ekzistencen e tij. Ky rreshtim na solli definitivisht fitoren ndaj armiqëve shekullor prandaj në çdo mënyrë po tentojnë që ta kompromitojnë përmes instalimit të koncepteve jetësore dekadente, radikale e ekstreme në trojet tona. Kësaj here nuk do të kenë sukses sepse i kemi studijuar me kujdes synimet e tyre prandaj jam plotësisht i bindur që do ti sfidojmë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close