Dy këngë dimërore për verën pije, në verën stinë (poezi)

1. Sa herë …

Sa herë kam ngritur një kupë me verë,
Ndjej vargjet që derdhen në zemër paprerë,
S’e mban dot as buti me rrathët krejt hekur,
S’i bëka dot ballë një shpirti të thekur.

Në kanat prej balte ndriçon qehlibar,
E zemrat na ngroh, pa na bërë zarar,
Aromat hyjnore përhapen përqark,
Nuk ka burrë nëne mos bjerë në çark.

Nga shkuma e sertë zbardhon poezia,
Dhe strofat si lulet buqeta krijojnë,
Dhuratë të shenjtë na sjellka hardhia,
Dhe vetë shenjtorët si ne e shijojnë.

Më duket se lëngu i kuq është gjaku
Që rrjedh si bekimi për ne, lart, nga Zoti,
Flijimi i Tij*, po, po, qenka shkaku,
Që zemrat na mbush me gëzim mot pas moti.

* Flijimi i Krishtitdcpics

2. Vallja e verës

Do ta hedhim sot një valle,
Siç bëjmë në gaze e halle,
Njërës shpesh i themi “dyshe”,
Ngaqë nuk vallzohet ndryshe,
Kur bashkohen dhe të tjerë,
Ku i ndjell e shenjta verë,
Mban plot emra, si: mokrare,
Devolliçe e gorare.
Vëllezrit motër e kanë,
Dhe me të krenarë janë;
Të rinjtë “nënë” e thërresin,
Gati jan’ për të të vdesin,
Prindët e kanë quajtur “bijë”,
Se ka ditur e do dijë
Të na mbajë gjithnjë bashkë,
Në Bajram edhe në Pashkë,
Në të kremtet kombëtare,
Kur kudo e tundim fare.
Haj, të gjithë, pra, në valle,
Sonte nuk ka vend për halle.

@ K. K.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close