Reagon kryetari i Nishit në deklaratën e J.Musliut për ngritjen e një përmendoreje Gjergj Kastriotit në atë qytet

Në propozimin e Jonuz Musliut për ti ngritur një përmendore Gjergj Kastriotit në Nish,ka reaguar kryetari i Nishit Zoran Perišić i cili ka thënë :”Është fjala për sulm të pastër politik,i cili është totalisht i panevojshëm në këtë moment ..”

2016-07-7--01-33-15
“Nishi deri më tani nuk ka marrë një nisiativë të tillë për ngritjen e përmendores Skendërbeut.Mendoj se është e deplasuar të flasim për ngritjen e përmendoreve në rrethe të huaja.Për aq sa unë e di historinë,dhe e di atë bukur mirë,skendërbeu nuk ka kurrfarë lidhje serioze me Nishin” ka thënë ai më tutje.
Perišić ka shtuar se “Nishi ka qindra persona të cilët mund të kishin më shumë lidhje me Bujanocin se sa Skenderbeu me qytetin e Nishit”
Për ta shfaqur nervozën e tij dhe ndoshta edhe frustrimin ndaj guximit të Musliut që të bëjë një propozim të tillë,Perišić ka shtuar “Atëhere do të na duhet neve ,si reciprocitet,të kërkojmë që të vendoset permendorja e ndonjë Nishasi të njohur në Bujanoc,ose…”,këtu mundohet të mbulojë nervozen e tij dhe shprehet” ti ngremë përmendore ndonjë heroi amerikan që nga dunald Duck deri tek Bruss Lee”,ishte cinik Perišić .
Kuvendi i Bujanocit kohë më parë ka marrë vendim me të cilin sheshi Karađorđe të riemrohet në sheshin e Skenderbeu.
Sipas shkrimeve të mediave lokale ,Musliu me atë rast ka thënë edhe pse në Nish nuk ka Shqiptar,përmendorja e Gjergj Kastriotit do duhej të vendosej për shkak se me 3 nëntor të 1443 me treqind kalorës i ka shpëtuar banorët e Nishit nga zaptuesit Otoman”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close