Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kërkesa Kosova Republikë e vitit ’81


Sabit Rexhepi
Sabit Rexhepi   Shkruan       Opinion

  


Kërkesa Kosova Republikë e vitit ’81 Pas kërkesës së bërë të njohur më të popullit e të rinisë për Kosovën Republikë, të vitit 1981, gjendja politike dhe ekonomike sa vinte e keqësohej shumë e më shumë. Me radhë erdhi, a u kthye për të keq fryma e kohëve të shovenizmit shtetëror e popullor serb ndaj shqiptarëve…Kështu, përveç etiketimeve, se shqiptarët janë nacionalistë, iredentistë, shkatërrues të vëllazërimit e bashkimit dhe të klasës punëtore e të fitoreve të socializmit,…e deri terroristë, pasuan me kohë akuzat për presione të shqiptarëve ndaj popullatës së pambrojtur serbe në Kosovë dhe detyrimit të shpërnguljes së tyre! Pamja jepej jashtë gjithë realitetit dhe mendjes së shëndoshë, sikur serbët ishin të nënshtruar e të shtypur nga shqiptarët dhe indirekt synohej të frymëzoheshin të tjerët për sulm dhe luftë kundër shqiptarëve. Ishte faza e parë e militarizimit në Sërbi dhe kthimi i madh për të keq në kohën e fantazmave të Lufës së Dytë Botërore e tutje, keq e më keq.

Demonstrat1981

Zatën as gjatë kohës së partizanëve e gjithë socializmit në ish Jugosllavinë, Partia Komuniste Jugosllave kurrë nuk arriti të ulte dhe shuante shovenizmin serb dhe gjithmonë deri në fund pati probleme të ashpra e të pazgjidhura me ta. Kjo është temë në vete dhe që për shkitazi e përmenda, për të treguar shkaqet se prej nga erdhi konflikti që sot po e kërkojnë këtu dhe në botë, duke bërë një baraspeshë dhe shuarje të konfliktit me përgjegjësi të barabartë në mes nesh dhe atyre, e që nuk ka lidhje me asgjë me ligjet dhe të drejtën. E drejta kërkon që të gjykohet drejtë në mes palëve në konflikt dhe të ndahet i drejti nga i padrejti, duke dënuar të padrejtin fajtor dhe duke mbrojtur të drejtin e të dëmtuarin. Këtu tash por në vend të drejtësisë, ndodhi një barazim dhe përgjegjësi e të dy anëve duke arsyetuar se të dy palët kanë faj. Kjo ndodhë kështu për shkak të raporteve ndërkombëtare të pjesëmarrësve në sajimin e drejtësisë dhe gjykimit dhe ku interesi i ekuilibrit ndërkombëtar dënon shpesh viktimën më fort se bërësin e së keqes. Veç kësaj ka edhe shkaqe tjera edhe më të ndieshme. Sepse ne jemi për disa punë të ndryshëm nga europianët, dhe të vetëm, kurse serbët dosido janë të afërt më shumë me ta, dhe janë në tërësinë sllave dhe me këtë me përkrahje të madhe që më parë.

Ka edhe shkaqe të mosnjohjes së realitetit kohor e historik dhe të paragjykimeve tjera. E shkaqe, e arsyetime tjera. Fundifundit, e drejta nuk jepet nga e vërteta, por nga raporti i masës dhe forcës! Pushteti serb filloi akuzimet ndaj shqiptarëve! Shqipëtarët tha kanë shumë liri e të drejta, aq sa po iu bëjnë presion serbëve për tu shprengulur nga Kosova në Serbi. Pushteti Serb në çdo të keqe që përgadiste apo kishte përgaditur më parë kundër shqipëtarëve, trillonte se këto po i bëjnë shqipëtarët, duke u maskuar e fshehur me gënjeshtrat e tyre tradicionale në sy të botës së qytetëruar. Gjatë vitit 1987- 1988, si gjithëhere, por me intenzitet të shkallëzuar pushteti serb filloi bastisjet dhe kërkimin e armëve. Kjo është nisma e luftës politike kundër një kombi. Në anën tjetër, tërhoqi gjithë armatimin që ishte dedikuar për Mbrojtjen Popullore dhe Vetmbrojtjen Shoqërore, nëpër organizata punuese e gjetiu, si që thuhej asokohe.

Filloi të nxiste urrejtjen e serbëve ndaj fqinjve të tyre shqiptarë, që ata të demostronin e kërkonin armë për tu mbrojtur kinse, po në të vërtetë për ti vrarë fqinjët e tyre shqiptarë pa asnjë shkas, me të cilët kishin jetuar “në fqinjësi të mirë” deri atëherë. Pushteti serb, vrau, burgosi, torturoi, rininë, studentore shqiptare. Tutje doli me Akuzën tjetr, “Iridenta në fotele”! Filloi të shkarkonte drejtorët dhe udhheqës tjerë shqiptarë nëpër organizata punuese e institucione tjera, dhe në vend të tyre sillte drejtor e udhëheqës serbë, e serbofil shqiptarë. Kjo gjendje u keqësua edhe më shumë në vitin 1988, kur Serbët filluan të dalin rrugëve me protesta e kërkesa, “Duam armë, për tu mbrojtur nga shqiptaret”, dhe shetisnin me traktorë e mjete tjera motorrike nga një qytet në tjetrin, nga një fshat në tjetrin, me prapavinë që kjo të ndikonte negativisht ndaj shqiptarëve. Kjo prapagandë e rrejshme e qeverisë serbe, e zier në kuzhinën e Akademisë Famkeqe kriminale serbe në Beograd,-sa vinte rritej e keqësohej,… aq sa edhe ish kryetarin e nënkryetarin e dikurshëm në pension Fadil Hoxhën, ndër krerët partizanë komunistë të plejadës jugosllave të luftës e revolucionit socialist, dhe përfaqësues shqiptarëve nga Kosova në Beograd, që dikur ishte tërsishtë pro jugosllav e me shumë autoritet, u vërsulën dhe e bënë leckë! Dhe kjo nga një pjesë banale, e nga gra serbe, në një parade politike të orkestruar. Por kjo ishte loja e re, dhe hapja e letrave përfundimisht.

Por harruan se në letra nuk ka fitues, përveç pronarit të kazinos; dhe se pronari i kazinos nuk dihej ende, por që më vonë, u identifikua. Kështu, fyrjet nga më të ndryshmet, sjelljet kriminale në rrugët, dhe bastisjet, ishin të orkestruara, e të rënduara. Për fat të keq të popullit tonë, akoma kishte shqiptarë që punonin e çonin ujë në mullirin e armikut dhe nuk ishin të pakët, edhe pse shifej hapur se pushtetin serb dhe serbët në përgjithësi, i pengonte çdogjë që ishte shqiptare! Ata e donin Kosovën pa shqiptarë, apo me ndonjë që do tu hynte në punë, për të ua sharritur drutë si dikur, dhe vetëm barinjtë dhe sharraxhinjtë ishin të mirë për ta! Dalë ngadalë po i vinte kulmi së keqes tonë të madhe, por ne nuk nxitonim, -duronim, dhe nuk vepronim sipas dëshirës së pushtetit serb, i cili dëshironte që ne të bënim “hop” pa e kercyer gardhin, siç thot populli.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close