Sulmuesi në Dallas dëshironte të vriste sa më shumë policë të bardhë

DALLAS – sulmuesi i cili ka vrarë pesë policë në Dallas dhe i cili plagosi shtatë nga pushka snajper është identifikuar si 25 vjeçar me emërin Micah Xavier Johnson.
Policia ka thënë se ai nuk ishte i lidhur me asnjë organizatë terroriste dhe se s’kishte as dosje kriminale.

dallass
Johnson i cili pësoi në përleshje me policinë,ishte i “shqetësuar për shkak të vrasjes së dy afroamerikanve” dhe kishte për qëllim synimin e policëve të bardhë.Policia beson se kishte vepruar i vetëm,dhe jo si pjestar i ndonjë organizate.
Detektivi David Braun ka thënë se në sulm janë përdorur,snajper,por se ende është në hetim rasti.

“gjatë negociatave me policinë ai ka thënë se e kishte tronditur lëvizja “Jetrët e zeza janë të rëndësishme”,dhe se e kishin shqetësuar edhe rastet e fundit.Dhe se kishte thënë se për këtë shkak dëshiron të vrasë të bardhët,posaqërisht policë të bardhë”,tha Braun.
Policia ende nuk ka treguar sa persona saktësisht ishin përfëshirë në sulm në Dallas,as që është e njohur nëse ka ndihmës dhe cila është lidhja e tyre.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close