Rama:Shqipëria do të vazhdojë të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri

TIRANË, 8 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Varshavë, se “Shqipëria mbështet strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike”.

577faa02c46188e5218b45a3

Zyra e shtypit pranë kryeministrisë njofton se Kryeministri Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë. “Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. Po ashtu, ai garantoi se “ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj”.

“Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë. Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global”, u shpreh më tej ai.

Kryeministri Rama rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh Kryeministri, është gjëja e duhur.

Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Varshavë të Polonisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close