Victoria Nuland nesër në Kosovë

PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland viziton Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë.  Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe vazhdon me pritjen te kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

nuland1

Takimi me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj është i përbashkët. Më pas, në axhendë është edhe takimi me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb në Kosovë.

Victoria Nuland në vizitën në Prishtinë në korrikun e para një viti vlerësonte progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve  Dr Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas takimit me ministrin Haki Demolli një deklaratë e përbashkët për shtyp.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close