Carpenter:SHBA,përkrah transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura

unnamed (4)PRISHTINË, 10 Korrik/ATSH/.- Zëvendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter deklaroi të dielën se “përkrah transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, por ky proces duhet të shkojë përmes hapave të sigurt dhe në mënyrë kushtetuese, duke ndryshuar legjislacionin”.

Carpenter i bëri këto komente pas një takimi me ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, ku është diskutuar për marrëdhënieve mes Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Ata në këtë takim biseduan edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës, veçanërisht për ushtrimet, trajnimet përmes ushtrisë së SHBA-ve në Evropë dhe Komandës Evropiane që janë partner i shtetit të Kosovës.

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter është shprehur i kënaqur me mikpritjen që po i bëhet në Kosovë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të fuqishme të një Kosove të pavarur, demokratike dhe multi-etnike.

“SHBA janë përkrahës i fuqishëm i një Kosove të pavarur, demokratike dhe multietnike, gjë që mendoj se e kemi demonstruar me përkrahjen që i kemi dhënë Forcave të Sigurisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve dhe përkrahje përmes këshillimit. Shtetet e Bashkuara luajnë rol të rëndësishëm duke asistuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Carpenter.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close