Kuvendi i Kosovës nisi të hënën seancën plenare

11Kuvendi-Kosove-foto-ATSH-Behlul-Jashari-111PRISHTINË, 11 Korrik /ATSH- Kuvendi i Kosovës nisi të hënën seancën plenare, ku do të shqyrtohen tre raportet për vitin 2015, të Radiotelevizionit të Kosovës, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pika e fundit e axhendës është edhe shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit “Dita e Bamirësisë – Nënë Tereza”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012 ka shpallë datën 5 shtator, ditën kur kaloi në amshim Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Rezoluta e OKB-së bënte thirrje që më 5 shtator, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, organizatat e Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile, si dhe individët, të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Në seancat e 7 dhe 8 korrikut Kuvendi i ndërpreu punimet në mungesë kuorumi. Të enjten, në 7 korrik Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 si dhe Projektligjin për ndihmën shtetërore.

Të premten, Projektligji për investimet strategjike në Republikën e Kosovës nuk mori votat e mjaftueshme dhe nuk kaloi në tre votime në seancën plenare. Në votimin e tretë 40 deputetë ishin pro, 1 kundër e 3 abstenime, ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha edhe se nuk kishte as kuorum bazuar në atë se votuan gjithësej vetëm 44 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh. Kishte edhe deputetë të koalicionit qeverisës në sallën e seancës që nuk votuan fare, si u konstatua edhe në debatin pas votimit, ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, kërkoi që projektligji të rikthehet në procedurë duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për investimet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close