Ky është avioni ushtarak më i shtrejti në histori

Fanatastk.Për këtë Avion ushtarak amerikan të Quajtur F-35 Lightning II,janë thurrur shumë shkresa,edhe para se të përjetonte të paktën një minutë operacionesh luftarake.
Është fjala për projektin ushtarak më të shtrejtë në histori,për të cilin sipas llogarive më modeste ,atëhere kur të gjithë aavionët të jenë të gatshëm do kushtojë mbi nj miliardë dollarë.

av
Për këtë avion është folur e shkruar gjithëçka,për performancën e tij,për kushtueshmërinë….përderisa edhe senatori dhe ish kandidati për president John McCain,ka harxhuar ca fjalë për programin të cilin e ka quajtur “skandaloz dhe tragjik”.
Por në të kundërtën e John McCain,oficeë të lartë të forcave ajrore amerikane,para disa ditësh kanë dhënë disa vlerësime mbi aftësitë e këtij avioni të ri luftarak.

Edhe pse F-35 momentalisht funksionon me konfigurim të parakohshëm softverik,për shkak të së cilës teoretikisht mund të kryej vetëm një pjesë të detyrave që Pentagoni kërkon,megjithate avioni na ka mahnitë,thonë oficerët.
Një nga oficerët e lartë nga njesitë e marisave ka zbuluar se F-35 në testime ka dëpërtuar mbrojtjen e sofistikuar kundërajrore,dhe asnjë nga avionët nuk është rrëzuar në simulim,përderisa në testime të tilla gjysma e avionëve nga eskuadrila-30 avionë,qëllohen.
Pilotët e F-35 kanë qëlluar,vrarë 24 shënjestra përderisa nuk kanë humbur asnjë avion.
Problemi është se ky avion ultra-modern,i cili është dashur që të jet baza e aviacionit luftarak të SHBA dhe shumë vendeve të NATO-s ende nuk funksionon siq duhet,e as nuk fluturon sa është paraparë dhe bartë vetëm një pjesë të armatimit nga arsenali i paraparë.
Për ti testuar mundësitë reale të këtij avioni në tërësi,F-35 do ti duhej të kaloj nëpër shumë treningje më të gjata dhe më sfiduese,në mënyrë që të jet i gatshëm për akte luftarake në kuadër të forcave ajrore amerikane.
F-35 është ndryshe ,thonë oficerët,që ta tetojmë tërësisht,në mënyren se si dëshirojmë ta shfrytzojmë,do të na duhej ti shfrytzojmë tr çerek të hapësirës së SHBA-së.
Edhe nëse do ta testonim edhe këtë,ende do të ngelej pikëpyetja se si do të përballej me sistemet modrne të mbrojtjes kundërajrore të cilat i kanë Kinezët dhe Rusët.
Ekspertët të cilin përcjellin teknologjinë ushtarake Ruse ,tërheqin vërejtjen se nuk është ajo se sa avioni është i pa dukshëm për radarët,por sa ai mund tu shmanget radarëve UHF/VHF,kinez dhe rus,të cilët janë të dizajnuar të zbulojnë fluturaket me dukje të zvogëluar.
Këta avionë mund të gjenerojnë energji të madhe dhe mu për këtë mund të zbulohen nga radarët Rus.Kur dihet se Rusët janë të shkëlqyeshëm në zhvillimin e senzorve të tillë.
Për këtë deri te implementimi efikas i këtij avioni luftarak të gjenerates së pestë ka një rrugë ende të gjatë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close